GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zvarrit qëllimisht procesin, ish-kryeprokurori nuk paraqitet në seancë

12:46 - 09/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvarrit qëllimisht procesin, ish-kryeprokurori nuk paraqitet në seancë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej orës 10:30 të mëngjesit ka nisur seanca e mbrojtjes së ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ku ai vetë mungoi sërish. Kjo është seanca e katërt që zhvillohet për gjykimin e Llallës, ku dhe në korrik ai nuk u paraqit.

Avokati Sokol Hazizaj ka hyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe bëri parashtrimet që janë një hap larg vendimit të Gjykatës Antikorrupsion, ku ka kërkuar sërish pafajësinë e Llallës.

Seanca po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, dy përfaqësues të Ambasadës Amerikane, dhe një i OSBE që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë. Nëse Llalla shpallet fajtor me formë të prerë ai duhet të dërgohet pas hekurave, por nuk dihet ende nëse vendimi do shpallet sot, ndonëse mbrojtja e ish-prokurorit është pretendimi i fundit i palëve.

Kujtojmë se nëse shpallet fajtor ai është ish-zyrtari më i lartë i Prokurorisë i dënuar, ndërsa nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

Ish-kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.

Ai u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i kërkoi kreut të SPAK, Arben Kraja një ditë më parë që të mos kurset askush i korruptuar.

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit deri më tani ka vënë një shënjestër me masë ndalimi ndaj disa personazheve në Shqipëri, politikanë si Sali Berisha, Vangjush Dako dhe Tom Doshi si dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Etiketa: Adriatik Llallaprokuror

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti
Breaking Views

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Para
Probleme për Partizanin, humb mbrojtësin pak para ndeshjes me Baselin

Mala dhe Kaçe, jashtë formacionit për ndeshjen me Teutën, Daja: VAR do na penalizojë

TË FUNDIT

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Lexo më shumë
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com