GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zvicra merr vendimin fantastik për Kosovën

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvicra merr vendimin fantastik për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër, e cila ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian,  është në zonën Shengen. Vendimi u mor sot, më 17 maj nga Këshilli Federal i Zvicrës, që miratoi ndryshimin e nevojshëm të Urdhëresës për hyrjen dhe lëshimin e vizave.

Kosova ka përmbushur kërkesat për heqjen e vizave në lidhje me sigurinë, kontrollet kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Për këtë arsye, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së miratuan një rregullore të Shengenit më 19 prill 2023, e cila i përjashton kosovarët nga kërkesa për vizë për qëndrime të shkurtra maksimumi 90 ditë, thuhet në vendim.

Për të hyrë në Zvicër nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës  kërkohet të kenë në posedim vetëm pasaportën biometrike.

Si një vend Shengen, Zvicra është angazhuar për të miratuar çdo vendim të shteteve anëtare të vendeve Shengen, bëhet e ditur në njoftimin e sotëm të Këshillit Federal të Zvicrës, transmeton Radio Kosova.

Në njoftim theksohet gjithashtu se heqja e vizave për Zvicrën nuk do të thotë se kosovarët do të kenë të drejtë punësimi në këtë vend.

“Për t’u punësuar në Zvicër ende kërkohet vizë. Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe në rastet kur nuk gjenden punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës, ose në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu, duhet të respektohen kushtet e zakonshme të pagës dhe punës”, nënvizohet aty.

Ky ndryshim i urdhëresës së Këshilli Federal i Zvicrës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, thuhet tutje në njoftim./RTK

Etiketa: Kosovalevizja e lireZvicra

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
Meta nuk tërhiqet: Mafia shkatërroi procesin zgjedhor, gomerët e Ramës…

Meta nuk tërhiqet: Mafia shkatërroi procesin zgjedhor, gomerët e Ramës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për...

Lexo më shumë
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com