Gara për “ekipin” që do të drejtoj futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme është futur në pjesën e “nxehtë”, është periudhë fushate.
Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur së fundmi edhe datën zyrtare kur do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore.
Më 2 mars, në ambient e FSHF-ës, do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-ës dhe për anëtaret e ri të Komitetit Ekzekutiv. Në garën për president pritet të jenë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.
Discussion about this post