GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E rëndë/ “Magjistari” detyrohet që të lërë futbollin

16:11 - 27/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë/ “Magjistari” detyrohet që të lërë futbollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bota e futbollit do të duhet të mësohet me faktin se njëri prej mesfushorëve më të mirë të planetit, që ka magjepsur universin me bëmat e tij në fushën e lojës, duhet të tërhiqet nga ky sport për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Fantazisti David Silva, fitues i të paktën 20 trofeve, mes Anglisë dhe Spanjës, është detyruar që të varë këpucët në gozhdë, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar anterior.

Ky lajm, i shpërndarë këtë të enjte, edhe nga gazetari Fabrizio Romano, ka dëshpëruar shumë fansat e futbollit në mbarë botën. Silva ka patur një karrierë të shkëlqyer, duke luajtur në dy nga kampionatet më të forta të planetit, Premier League dhe La Liga.

https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/pfbid02LsaPoS9Qu7WL72uEupVcb9FeczLSR1ZAwqMhqmiJE9uHZ9jL2bGhkAmaUj1bFs9Jl?__cft__[0]=AZXYwO_T87UCN-IHWCErj-9EkV_2nDBR5r-cpCI_DAT_hsOI9t0cwnAgv5VhNDk7o94JFs-jDSW9O2L4WDGSHfF2e_moLga8NhlNukyplZeT4UHYPjEr_VzEBymkRYTY9Dg3HnPsenh3bDmegxweNKeMCQ70gFcll4Tf1h83qzaDby34Awgi2TOZM9I-n1uevnM&__tn__=%2CO%2CP-R

I ashtuquajturi “Magjistari”, futbollisti nga Gran Kanaria e Spanjës, e nisi karrierën të akademia e Valencias, ku ra në sy menjëherë për zotësinë e tij në fushë.

Në sezonin 2004-2005, ai debutoi mes profesionistëve, me klubin valencian, duke luajtur deri në vitin 2010 (me në mes, huazimet te Eibar e Celta) plot 188 ndeshje në La Liga, të zbukuruara nga 29 gola.

Pas aventurës në Spanjë, ishte Manchester City i Roberto Mancinit që i besoi çelësat e mesfushës. Me “Sky Blues”, David Silva rishkruajti historinë e klubit, duke qënë protagonist, për një dekadë, i epokës më të sukseshme të City-t. Në ishull, ai fitoi, katër Kampionate Angleze, dy Kupa të Federatës, pesë Kupa të Ligës si dhe dy Superkupa të Anglisë.

Nga sezoni 2020-2021 e deri në fund të karrierës së tij fantastike, David Silva veshi uniformën bardheblu të Real Sociedad. Me klubin bask, ai triumfoi në Kupën e Mbretit, duke fituar finalen e edicionit 2019-2020, me Silvën që pati mundësi që të luante finalen e turneut, vetm prej faktit se kjo ndeshje ishte shtyrë me një vit, për arsye të pandemisë COVID-19.

Me Kombëtaren Spanjolle, Silva ka patur, pa dyshim, gëzimet e tij më madhore në karrierë, duke qënë pjesë e ekipit në sukseset e rëndësishme të “Furia Roja”: Kupa e Botës 2010 si dhe në kampionatet Europiane të viteve 2008 e 2012.

Nga sot, mund të themi që me tërheqjen e “Magjistarit” David Silva, futbolli nuk do jetë më aq i bukur sa më parë./m.b /gijotina.com

Etiketa: David Silva

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Breaking Views

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

12:50 - 08/02/26
VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…
Sport

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…

16:46 - 07/02/26
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares
Sport

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Para
“Fshati digjet”, Rama shqetësohet për situatën në Kosovë

Ndryshimet në Qeveri? Gazetari: Ja çfarë do të synojë Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge
Aktualitet

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26

Një shqiptar 43-vjeçar, anëtar i një organizate të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, u arrestua nga Policia italiane në...

Lexo më shumë
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

13:30 - 08/02/26
Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

13:30 - 08/02/26
Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale

Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale

13:01 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com