GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e djeshme kundër qeverisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, duke përfunduar me 12 persona të arrestuar dhe 19 të tjerë të proceduar penalisht. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë tubimit u përdorën sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov ndaj efektivëve, ndërsa u bllokua qarkullimi dhe u dëmtua prona publike.

Si pasojë e incidenteve, 17 punonjës policie mbetën të lënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë.

Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 19 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Etiketa: 12 të arrestuar19 nën hetimKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para
Aktualitet

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26
Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës
KRYESORE

Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

08:14 - 29/11/26
Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026
Horoskopi

Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026

07:45 - 29/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26

Protesta e djeshme kundër qeverisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, duke përfunduar me 12 persona...

Lexo më shumë
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:26 - 29/11/26
Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

08:14 - 29/11/26
Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026

Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026

07:45 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com