GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

16-vjeçarja vdes gjatë ushtrimit të praktikës lokale

21:35 - 11/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
16-vjeçarja vdes gjatë ushtrimit të praktikës lokale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vajzë 16-vjeçare nga Nepali ka vdekur si rezultat i praktikës së traditës lokale të Chaupadi, ku gratë me menstruacione detyrohen të jetojnë në kasolle larg shtëpive të tyre.

Anita Sand nga provinca Baitadi, në pjesën perëndimore të vendit, në kufi me Indinë, raportohet se ka vdekur, të mërkurën, nga një kafshim gjarpëri teksa ishte duke fjetur. Vdekja e saj është vdekja e parë e raportuar nga praktika Choupadi që nga viti 2019 dhe aktivistët kanë frikë se përparimi për të çrrënjosur këtë praktikë po lëkundet.

Çfarë është praktika Chaupadi?

Chaupadi bazohet në besimin e vjetër se gratë dhe vajzat janë të shenjta dhe nuk duhet të preken gjatë menstruacioneve. Ata nuk lejohen të bëjnë një sërë aktivitetesh dhe në disa raste detyrohen të qëndrojnë në ‘kasolle menstruacionesh’ për gjithë kohëzgjatjen e ciklit menstrual. Tradita, e cila ka lidhje me hinduizmin, është e rrënjosur thellë në Nepalin perëndimor.

Praktika e Chaupadi, e nxjerrë jashtë ligjit në 2005, dënohet me 3 muaj burg dhe gjobë prej 3,000 rupi nepaleze (rreth 23 euro). Policia e provincës Baitadi tha se po hetonte vdekjen e Anitës. Familja e saj mohoi se ajo kishte menstruacione kur ajo vdiq.

“Ne po punojmë për t’i dhënë fund kësaj praktike, por (kemi) shumë për të bërë,” tha Bina Bata, nënkryetare e bashkisë rurale Panchesuar në Baitadi.

Vdekja e fundit e raportuar nga Choupadi ishte në vitin 2019

21-vjeçarja Parvati Budha Rawat ishte viktima e fundit e kësaj praktike. Në vitin 2019, vajza vdiq pasi kaloi tre netë në një kasolle. Vdekja e saj ishte e pesta atë vit nga praktika. Gratë dhe vajzat vdiqën nga sulmet e kafshëve dhe nga thithja e tymit pasi ndezën zjarre në kasollet pa dritare. Kunati i Rawatit u dënua me tre muaj burg.

Vdekja e saj nxiti programe dhe fushata në të gjithë vendin për t’i dhënë fund kësaj praktike. Mijëra kasolle u shkatërruan, por duket se kanë nisur të rindërtohen.

“Pas vdekjes së Parvatit, ne shkatërruam më shumë se 7,000 ‘kasolle menstruacionesh’ në rreth,” tha Pashupati Kunwar, e cila ka bërë fushatë kundër Chowpadi për 25 vitet e fundit. Ajo theksoi se njerëzit filluan të informohen për menstruacionet dhe për legjislacionin.

“Më pas papritur erdhi Covid dhe e gjithë vëmendja u zhvendos te Covid. Pastaj njerëzit filluan të ndërtonin përsëri ‘kasolle menstruale’ ose filluan të jetonin në kasolle. Nuk kishte programe dhe fushata Chowpadi pas Covid. Njerëzit pothuajse ndaluan së foluri për të”.

Etiketa: chaupadinepalVdekje

Lajme të lidhura

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Para
Kush e vrau tifozin e AEK Athens?

Kush e vrau tifozin e AEK Athens?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com