GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

21 janari/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-gardistit

12:31 - 03/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
21 janari/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-gardistit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatos Skejës, ish oficer i Gardës së Republikës në grupin që shoqëronte Berishën, vendim i zbardhur sot. Skeja ishte pëmendur nga i vëllai i Hekuran Dedjas, Hilmi Dedja se kishte shkuar në familjen e tyre, pas vrasjes së vëllait për të blerë heshtjen e tyre dhe për të ofruar para.

“Më 23 janar 2011, në orën 11:30 të natës, na erdhi në shtëpi, piu edhe kafe. La edhe një 10 mijë lekësh. Pasi doli në rrugë kërkoi të bisedonte me mua dhe me vëllain e madh. Ishte dhe vëllai i vogël aty. Na premtoi një shumë lekësh: ‘Prisni Berishën. Pranoni Kryeministrin, pasi keni një shumë parash, që i kam mbajtur në valixhe dhe do ju tregoj fotografinë e atij që ka qëlluar mbi Hekuranin”, ka deklaruar Hilmi Dedja.

Pas kësaj deklarate Fatos Skeja bëri padi në Gjykatën e Tiranës ku kërkonte përgënjeshtrimin dhe një dëmshpërblim prej 2 milionë lekësh.

Gjykata i dha të drejtë, por më pas Apeli rrëzoi vendimin, së fundmi edhe Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit duke mos i dhënë të drejtë Fatos Skejës e duke mos rrëzuar kështu as deklaratën e Hilmi Dedjas se oficeri i Gardës i ofroi para të priste Berishën në shkëmbim të fotos së vrasësit të të vëllait.

 

Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Lartë

  1. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë
  2. Në Gjykatën e Lartë në datë 11.04.2014 është regjistruar çështja nr. 11118-01285-00-2014 regj. them, që iu përket palëve: paditës Fatos Skeja dhe te paditur Hilmi Deda, me objekt: “Detyrimin e të paditurit të më shpërblejë për dëmin e shkaktuar në shumën 2.000.000 lekë. Detyrimin e të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim të intervistës së dhënë në Vizion Plus, në këtë televizion dhe në tre nga gazetat me shpërndarjen më të madhe në vend”.
  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja, nuk përmbajnë asnjërin nga rastet e parashikuara në ligj, prandaj si i tillë ato nuk duhet të pranohen.
  4. Nga shqyrtimi i çështjes në dhomën e këshillimit rezulton se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja, janë bërë për shkaqe të ndryshme nga ato që parashikohen në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, pasi gjykatat më të ulëta e kanë respektuar ligjin material, duke e interpretuar dhe zbatuar drejtë atë. Vendimet e tyre nuk janë në kundërshtim me ndonjë vendim të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
  5. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në dhomën e këshillimit, Kolegji arrin në konkluzionin se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja janë të pabazuar në ligj, prandaj si rrjedhojë ato nuk duhet të pranohen.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala paditëse Fatos Skeja, ndaj vendimit nr. 335, datë 11.02.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

 

Tiranë, më 08.11.2022

Etiketa: 21 janarifatos skejaGjykata e Larte

Lajme të lidhura

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Para
Balliu: Rama duhet të ikë me gomone dhe jo rinia shqiptare

Balliu: Rama duhet të ikë me gomone dhe jo rinia shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com