GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë më parë, ka akuzuar deputeten e PD në qarkun Elbasan, Klodiana Çapja se u zgjodh deputete duke shitur kulla.
Reagimi i Allës vjen si kundërpërgjigje pasi Çapja i konsideroi tradhtarë ata që u përjashtuan nga PD e Elbasanit, por ajo kujdeset t’i numërojë të gjithë kontributin që ka dhënë për partinë.
Alla shkruan se ka qenë në PD në ditët e mira dhe të këqija ndryshe nga Çapja që kishte 2 vite që nuk shkelte në PD dhe fshihej skutave. Ajo thotë se ka qenë në çdo protestë, ndërsa Çapja dukej sa për ndonjë foto dhe largohej të pinte kafe. Sipas saj, besnikëria nuk është servilizëm, por të thuash të vërtetën edhe kur nuk u pëlqen të tjerëve.
Alla hedh akuza se PD e Elbasanit është kthyer në parti personale ku vlerësohen miqtë e kushërinjtë dhe të dashurat e tyre, por jo demokratët e vërtetë. Ajo shkon edhe më tej me akuzat duke thënë se “ishte turp të trokisje në dyert e asaj ndërtese, sepse mund t’i kapje edhe në çaste intime! Kjo është Partia Demokratike e Elbasanit.

Reagimi i plotë i Rudina Allës

Dy fjalë për ju, Klodiana Capja!

Për ty dhe për të gjithë ju që komentoni, duke hedhur baltë mbi dinjitetin dhe personalitetin tim, kam një sqarim:

Zonja Capja, ju e dini shumë mirë që jeni zgjedhur deputete e pamerituar në Elbasan! E di përse? Ju, para se t’ju jepej kandidimi, kishit dy vjet që ishit larguar dhe arsyen e dini ju vetë!

Ndërsa unë kam qenë pranë PD-së, në ditët e mira dhe të këqija! Kam qenë në PD në vitin 2013, kur nuk shkelte askush brenda asaj selie, ku ti dhe të tjerë fshiheshit skutave.

Kam qenë prezente në çdo protestë, në krye fare, duke u helmuar me tym e gaz, ndërsa ti dukeshe për ndonjë foto dhe ikje e pije kafe me Blerina Boçin etj.!

Kam qenë në çadër, duke ikur e lagur, me autobusë me shumë burra dhe kthehesha në mes të natës, duke rrezikuar shëndetin, duke sakrifikuar familjen time, duke rrezikuar dhe vendin e punës!

Kam qenë në zgjedhjet e 2021, kryetare e komisionit në një nga qendrat më të rrezikshme dhe më është nxjerrë arma, kam rrezikuar jetën, kam mbajtur kërcënimet mbi familjen, duke mbajtur lojën e Gaz Bardhit. Madje u bë mediatike dhe ka folur edhe një gazetare mjaft e njohur për këtë ngjarje. Do akoma, Klod?

Kam trokitur në çdo familje të lagjeve të mia, duke rrezikuar edhe shëndetin, kam ftuar sa e sa zonja për t’i bërë pjesë të forumit, kemi bërë me qindra telefonata, duke ngrënë urrejtje, sharje e ofendime nga krahu tjetër i telefonatës! Kush je ti që sot më quan tradhtare? As ti e askush tjetër nuk keni moral të kërkoni përjashtimin tim, që kam dhënë më shumë se shumë të tjerë që sot flasin për besnikëri!

Besnikëria nuk është të heshtësh! Besnikëria nuk është servilizëm! Besnikëria është të thuash të vërtetën edhe kur nuk u pëlqen të tjerëve!

Por një pyetje më lind për ju, Klod: Përse ju duhej ky përjashtim i zonjave tani? Mos harroni që janë të katra zonja që kanë mbajtur punën dhe dinjitetin e kësaj partie në ditët më të vështira dhe vetëm pse nuk iu përkulën juve, ju i përjashtoni!

Nëse do bëja një paralelizëm, ngjasoni shumë me Partinë Komuniste, që përjashtonte çdo zë ndryshe! Ju keni frikë nga ndryshimet, hakmerreni me përjashtime, duke e çuar në greminë këtë parti që do të thoja shoqatë, në fakt!

Ndërsa, përsa i përket përjashtimit tim, është nul. Unë kam ikur vetë nga PD, mbi një vit më parë!

Ju kurrë nuk dini t’i vlerësoni njerëzit, nuk dini t’u jepni hakun atyre që sakrifikuan për këtë parti, por e kthyet PD-në e Elbasanit në parti personale, ku vlerësoheshin mikeshat, kushërinjtë dhe të dashurat e tyre! Ishte turp të trokisje në dyert e asaj ndërtese, sepse mund t’i kapje edhe në çaste intime! Kjo është Partia Demokratike e Elbasanit!

Edhe dy fjalë të fundit për ty, Klod: Si e përftove mandatin? U bëre deputete nga PS, si mike e ngushtë e Alketa Vejsiut dhe partnerit të saj, duke shitur kullat e tyre tre vitet e fundit! Mjaft me moralizma, sepse Sali Berisha i shan nga mëngjesi në darkë shefat e tu, prandaj dhe ti je produkt i tyre, pra PS. Ne nuk jemi për t’u përjashtuar, jemi për t’u vlerësuar!

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Rudina Alla

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com