GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të reja të evidentuara. Kjo bëhet e ditur nga monitorimi periodik në terren i kryer ditën e sotme, më 10.01.2021, në orën 08:00.

Sa i përket situatës së lumenjve, nivelet e ujit në Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Megjithatë, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rritje prej rreth 10–20 cm krahasuar me një ditë më parë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit shënon 8.30 metra, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.05 metra. Në njësinë administrative Dajç, niveli i ujit është 6.48 metra.

Në territorin e Bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur vlerësohet rreth 266 hektarë. Nuk raportohet asnjë banesë e përmbytur apo me prezencë uji.

Në njësinë administrative Ana Malit, vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta, ndërsa rruga mbetet e kalueshme vetëm për mjetet e larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50 cm. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur në këtë njësi vlerësohet rreth 130 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot dhe Muriqan.

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet rreth 35 hektarë, kryesisht në zonën e Pentarit.

Ndërsa në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet rreth 101 hektarë.

Bashkia Shkodër vijon të jetë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërkohë që konstatohet një tendencë e tërheqjes së ujit nga zonat ku ka ende prezencë të tij. Strukturat vendore mbeten në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme.

Lajme të lidhura

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën
Aktualitet

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie
Aktualitet

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

18:16 - 02/11/26
Para
Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën
Aktualitet

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

18:16 - 02/11/26
Tragjedi në Lezhë/ 16-vjeçari humb jetën pas një jave në spital, u aksidentua me motor duke u kthyer nga shkolla

Tragjedi në Lezhë/ 16-vjeçari humb jetën pas një jave në spital, u aksidentua me motor duke u kthyer nga shkolla

17:56 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com