GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dobra e Selmani: Jemi grup i mirë, vlerësojmë maksimalisht kundërshtarët

10:45 - 10/11/21
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dobra e Selmani: Jemi grup i mirë, vlerësojmë maksimalisht kundërshtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-21 po vijon përgatitjet intensive në Durrës për dy sfidat e nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës në transfertë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi do të luajnë fillimisht ndaj sllovenëve më 12 nëntor ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë ndaj Kosovës po në transfertë. Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian 2023, në një konferencë për mediat kanë dalë Armando Dobra dhe Adolf Selmani, të cilët kanë folur në lidhje me gjendjen e ekipit dhe objektivat për këto dy ndeshje.

Armando Dobra ishte një nga golashënuesit në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë zhvilluan në “Elbasan Arena” kundër Sllovenisë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ai u shpreh se grupi i kuqezinjve është shumë i mirë dhe i bashkuar dhe do të kërkojë gjashtë pikët në këto dy ndeshje. Dobra shprehet se skuadra synon jo vetëm vendin e dytë, por edhe të klasifikohet e para, duke marrë parasysh lojtarët e talentuar që ka në përbërje. Në aspektin personal, Armando Dobra thekson se do të bëjë më shumë gola me Kolçesterin, teksa kërkon edhe të kualifikohet në Europian me Kombëtaren U-21.

Ndeshja ndaj Sllovenisë – Mendoj se do shkojmë për ta fituar ndeshjen. Ata do të jenë shumë ekip i fortë sepse i kemi mundur këtu dhe do të kërkojnë të na mundin kur të jemi atje. Mendoj se kemi grup shumë të mirë, trajner shumë të mirë dhe do shkojmë për të fituar ndeshjen.

Atmosfera në grup – Grupi është shumë i mirë, jemi të gjithë të bashkuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse kemi dy ndeshje të vështira në transfertë dhe do të shkojmë për t’i fituar të dyja ndeshjet.

Synimet në grup? – Mendoj se mund të dalim edhe në vend të parë, kemi grup shumë të mirë, shumë të talentuar. Kemi 9 pikë dhe mund ta kapim edhe vendin e parë. Por edhe vendi i dytë është shumë i mirë, pasi kemi grup shumë të mirë dhe mund të kualifikohemi në europian.

Kundërshtarët? – Të dyja ndeshjet janë shumë të vështira. Si Sllovenia ka gjërat e mira të saj, ashtu edhe Kosova ka të sajat, prandaj të dyja do të jenë të vështira.

Synimet personale? – Objektivat e mia janë të bëj më shumë gola dhe të krijoj më shumë raste për ekipin dhe të renditemi më lart në klasifikim ndërsa objektivat me Kombëtaren janë të kualifikohemi në Europian me U-21 dhe më pas shpresoj të kaloj te Kombëtarja A., por fokusi im është Kombëtarja U-21.

https://youtu.be/RvJOiP0LyQk

Adolf Selmani që luan me klubin e Teutës në Shqipëri shprehet se skuadra do t’i vlerësojë të dyja ndeshjet maksimalisht dhe do të shkojë për fitore. Ai foli edhe për objektivat personal, teksa synon të mbrojë titullin kampion me klubin e tij dhe të kualifikohet me Shpresat në Europian.

Gjendja e ekipit – Atmosfera është shumë e mirë, kemi harmoni në ekip. Grupi është i plotë, pa dëmtime. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. U bë e disata herë që jam këtu dhe pas atij grupi 98-99’ që iku, tashmë i shoh djemtë si vëllezër tashmë dhe jo më si shokë.

Objektivat për këto dy ndeshje? – T’i vlerësojmë ndeshjet maksimalisht sepse nëse do t’i vlerësojmë në mënyrën e duhur që nga ndeshja me Slloveninë, nëse ne fitojmë me sllovenët, pastaj me këmbë në tokë, do të shkojmë edhe për fitore në Kosovë, që mund të arrihet pasi e kemi treguar edhe më parë me të dyja ekipet që ne dimë t’i mundim ata, me detyrat dhe përkushtimin e udhëzimet e trajnerit. Nëse ne do t’i zbatojmë, ne do t’i arrijmë objektivat dhe do të kualifikohemi në këtë europian.

A mund të arrijë U-21 vendin e dytë në grup? – Besoj se mund të arrihet, por t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të japim maksimumin dhe të sakrifikojmë sikur kemi sakrifikuar edhe në ndeshjet e kaluara. Është mëse e arritur.

Objektivat në aspektin personal – Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, edhe rezultati nuk ka qenë shumë me ne, por shpresojmë që edhe rezultatet të vijnë, me punë dhe përkushtim. Në aspektin përsonal, objektivat janë të mbroj titullin kampion me Teutën dhe të shikoj më përpara, të jem pjesë e ndonjë ekipi në Europë. Me Kombëtaren U-21, shpresoj të arrijmë të kualifikohemi në këtë Europian dhe të arrijmë objektivat e këtij grupi që kemi pasi jemi një grup i mirë.

Etiketa: Dobrakombetarja u 21selmani

Lajme të lidhura

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës
Breaking Views

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës
Sport

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë
Sport

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Para
Kanabis në “Audi” dhe “Citroen”, arrestohen katër të rinj në Fier

U kapën me 114 kg kanabis, Gjykata e Korçës lë në burg 4 shtetasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg
Breaking Views

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin e Durrësit, ndërsa ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë...

Lexo më shumë
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com