GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dhuna e policisë ndaj fermerëve, deputeti Korreshi: Fermerët në polici, Ministrja ha shalqi!

17:14 - 12/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna e policisë ndaj fermerëve, deputeti Korreshi: Fermerët në polici, Ministrja ha shalqi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në lidhje me protestën e ditës së sotme të fermerëve të Lushnjës dhe të Urës Vajgurore, të cilët u përplasën dhe me policinë.

Në një postim në facebook, Korreshi thotë se disa nga fermerët janë liruar nga komisariati i policisë së Lushnjës, ndërsa ata të Urës Vajgurore s’janë liruar dot.

“Sapo dolën fermerët e fundit nga Komisariati i policisë Lushnje, në Urën Vajgurore akoma s’kanë dal. Trishtim kur shikon këtë shtet që të vjedh votën e të jep dajakun. Fermerët e Myzeqesë por jo vetëm me anë të Sindikatës së Fermerëve por edhe me Shoqata të tjera sot kanë protestuar tek rotondo e Plugut në Lushnje.

Pak ditë me parë ata i kanë nisur disa kërkesa Kryeministrit për nevojat imediate që ka bujqësia dhe nismat që duhet të ndërmarrë qeveria. Duke rënë në veshin e shurdhër të qeverisë ata sot dolën të protestojnë pasi prej kohësh bujqësia po lëngon.

Sot dolën të protestojnë jo vetëm fermerët por edhe grumbulluesit e perimeve të trumbetuar fort nga Ministrja e Bujqësisë se shiko ç’ka bërë qeveria për ta, u ka bërë koshere të bukura por harron se s’ka më bletë brenda. E ne këtej nga anët tona i themi të rroftë kosherja” – ka thënë Korreshi.

Korreshi gjithashtu ka ironizuar edhe ministren e bujqësisë, duke thënë se flet për akademinë e na pozon me shalqi, por nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falimentuar. Ndërkoh, shton se sot qeveria çoi policinë e shtetit për të ushtruar dhunë.

“Ministrja na flet për akademinë e na pozon me shalqi por nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falimentuar e serat nuk po mbillen me. Nëse keni kurajën hajdeni tregojani këtyre fermerëve këtu se sa shume i doni e si e keni lulëzuar bujqësinë, po kam frik se nuk do gjeni më rrugën për në shtëpi.

Qeveria juaj hajdute ka dështuar, fermerët i keni lënë në mëshirë të fatit e i gënjeni sa herë keni zgjedhje. Grumbulluesit i përdorni për t’u marrë votat e tani s’u hapni telefonat s’keni kurrajo të vini të përballeni. Ju sot sollët gjithë policinë e shtetit e ushtruat dhunë mbi ta ndërkohë që këtë polici j’ua servirni krimit për të ruajtur parcelat e hashashit” – tha Korreshi.

Më tej Korreshi ka thënë se buxheti i qeverisë për bujqësinë është mashtrim, pasi tjetër u është premtuar në shtator e tjetër del në janar. Ai u ka bërë thirrje deputetëve pa dallim partiak që të reagojnë për këtë situatë dhe t’iu vijnë në ndihmë fermërëve.

“Sot buxheti juaj për bujqësinë është mashtrim, tjetër premtuat në shtator e tjetër na del në janar jua thashë edhe në parlament. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të majtë e të djathtë që kanë marrë qoftë edhe një votë në këto zona të reagojnë fortë sa jemi në kohë për të ndihmuar bujqësinë se blegtoria tashmë është e falimentuar. T’i lëmë akademitë e ministres e t’u vijmë në ndihmë me paketa ekonomike fermerit” – ka thënë Korreshi.

Kujtojmë se mbi 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjës pas protestës së fermerëve që u zhvillua pranë kthesës së Plugut, në hyrje të qytetit. Në shenjë sensibilizimi me fermerët e arrestuar, dhjetëra të tjerë janë grumbulluar në ambientet jashtme të komisariatit, dhe presin lirimin e kolegëve të tyre. Fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale të projektbuxhetit 2022, për vendosjen e 10% të TVSH-së për imputet bujqësore, ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjetike globale.

Etiketa: deputetidhunafermeretMinistrjaPoliciaSaimir Korreshi

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Hollanda do t’i rikthehet karantinës së pjesshme

Hollanda do t’i rikthehet karantinës së pjesshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com