GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Cosa Nostra” në Shqipëri, Messina: U sekuestruan 23 milionë euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Cosa Nostra” në Shqipëri, Messina: U sekuestruan 23 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Kreu i Antikrimit Italian Francesco Messina, teksa ka zbuluar skemën e pastrimit të parave të “Cosa Nostras” në Shqipëri, ka zbuluar dhe shumën e sekuestruar.Bëhet fjalë për 23 milionë euro të sekuestruara, të cilat sipas Messinas kishin mundur t’i shpëtonin konfiskimit të hetimit të mëparshëm të Palermos.
Pastrimi i parave në Shqipëri, sipas tij u ndihmua nga një ekonomist italian, i cili kishte rol kyç në fshehjen dhe favorizimin e parave të Cosa Nostras në Shqipëri.

“Hetimet kanë zbardhur praninë e një ekonomisti italian me aktivitet mes Milanos e Palermos duke bashkëpunuar e ka favorizuar mafien siciliane Cosa Nostra, duke arritur të fsheh 23 milionë euro që kishin mundur t’i shpëtonin konfiskimit të hetimit të mëparshëm të Palermos.”


Messina ka theksuar se Prokuroria e Palermos ka ekzekutuar dy urdhër arresti me burg ndaj dy personave të vënë në hetim për bashkëpunim të jashtëm në aktivitet mafioz. Pastrim e vetëpastrim parash, e transferim mashtrues kapitalesh, janë pistat e hetuara nga Shërbimi investigativ operativ në bashkëpunim me forca të tjera të rendit e në vecanti me Guardia di Finanza që ka vepruar nën delegimin e Prokurorisë së Napolit. E përfshirë në këtë operacion është edhe Shqipëria përmes e Prokurorisë speciale Antikorrupsion e Antikrimit Shqiptar që kanë çuar në përfshirjen e 5 personave në Shqipëri dhe 8 personave të tjerë në Napoli.

“Një nga personat e arrestuar, është sipërmarrës ndërtimi mjaft i njohur në Palermo, (Francesco Zummo), i arrestuar kishte lidhje të ngushta me mafiozin e njohur Ciancimino e me persona të tjerë të mafies siciliane Cosa Nostra. Kreu i Antikrimit i Policisë Italiane informon se përmes një skeme komplekse që lëvizte mes aksit Milanos, Palermos e Tiranës duke kaluar në Zvicër personat e përfshirë qarkullonin e pastronin këto para me qëllim pasurimi.”


Ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, sipas SPAK që ka ngritur sot akuza
pas hetimeve disamujore që ka nisur në bashkëpunim me antimafian Italiane. Skema e pastrimit të parave përmes transaksioneve bankare bëheshin në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, ku Taçi dhe dy njerëzit e tij bashkëpunonin me 4 italianë për pastrimin e parave të krimit të Cosa Nostra-s.


SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në vend, i cili është ende në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, që janë arrestuar ditën e sotme, të cilët akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Etiketa: biznesmenCosa nostraItaliKryesore1Pastrim parashRezart TaciShqiperi

Lajme të lidhura

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar
Aktualitet

Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

20:30 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Para
“Drejtues i parë” dhe “drejtues”, Gledis Nano rikthen konkursin për gradat në Policinë e Shtetit

“Drejtues i parë” dhe “drejtues”, Gledis Nano rikthen konkursin për gradat në Policinë e Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26

Tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në zonën e Glyfades, në jug të...

Lexo më shumë
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26
Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

20:51 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com