GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KE thirrje autoriteteve shqiptare: Hetim me standarde ndërkombëtare

22:18 - 26/10/17
në Aktualitet, KRYESORE, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata e covid 19 ne 24 oret e fundit ne Shqiperi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Europian kerkon që hetimi për çështjen “Tahiri” të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në një intervistë ekskluzive për ABC News, zëdhënësja e KE Maja Koçiançiç thotë se lufta kundër krimit dhe ecuria e reformës në drejtësi do të jenë pjesë e raportit vjetor për Shqipërinë.

Bazuar në raportin e përgjimeve të Prokurorisë së Katanjës, Prokuria e Krimeve tê rënda në Shqipëri i kërkoi Parlamentit shqiptar heqjne e imunitetit për ish ministrin e brendshëm të Shqipërisë për arrestimin dhe kontrollin e tij. Votimi rezultoi me një shumicë parlamentare që votoi kundër arrestimit, por pro kontrollit të tij dhe banesës së tij. Në Parlamentin Europian ose të një prej shteteve anêtare mund të imagjinohet fare lehtê heqja e imunitetit për një deputet kur ka dyshime serioze për implikimin e një deputeti apo të ish ministri tê brendshëm në trafik droge, por në Shqipëri nuk ndodhi. A është votimi në Parlamentin shqiptar në përputhje me standartet europiane për t’i hapur rrugën drejtêsisë tê kryejë punën e saj?
Maja Koçiançiç, Zëdhënëse e KE: Nuk mund të komentoj punên e Kuvendit të Shqipërisë, por qëndrimi i Bashkimit Europian ështê shumë i qartê. Pritshmëria jonê ështê që hetimi për këtë cështje dhe te gjitha hapat e nevojshme të ndërrmerren në përputhje me standartet ndërkombëtare. Ka edhe një bashkëpunim ndërkombëtar në këtë kuadër. Ne do t’a monitorojmë këtë çështje nga shumë shumë afër. Ju e dini gjithashtu që Komoisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëshgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organziuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete.
Ish ministri i brendshëm ka patur mjaftueeshëm kohê për t’u njohur me kërkesën e Prokurorisë për kontrollin e tij dhe të banesës së tij. Eshtë shumë e vêshtirê tê mendohet se pas një jave mund tê gjenden prova nga Prokuroria, por unë e kam pyetu edhe më parër përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe komisionerin Johannes Hahn mbi luftën kundër krimit tê organizuar dhe komisioneri Hahn ështê shprehur se lufta kundër drogês do shihet me fokus tê veçantê pas zgjedhjeve, si dhe që nga Shqipërie pritet gjithashtyu kapja e peshqve tê mêdhenj para hapjes së negociatave. A prisni ju në këtë periudhë aksione konkrete në këtë drejtim ?
Maja Koçiançiç, Zëdhënëse e KE: Ne sigurisht që do monitorojmë reformën në drejtësi dhe kjo do të thotë gjithashtu që sigurisht, që ne presim hapa konkrete në këtë drejtim. Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për Shqipërinë dhe një prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit që aspitojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian.Veçanërisht, kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne e dijmë që trafiku i drogës dhe kultivimi i bimëve narkotike si Kanabis përbëjnë një sfidë të vërtetë për vendin. Ne e dijmë që ka patur një sërë operacionesh të kryera nga autoritetet shqiptare së bashku me disa nga shtetet anëtare, sepse krimi nuk njeh kufinj. Ka patur rezultate në këtë drejtim dhe ne i bëjmë thirrja autoriteteve të vazhdojnë punën bazuar në këto rezultate dhe të bëjmë edhe më shumë përpjekje për luftën kundër trafikut të drogës dhe atë të kultivimit të bimëve narkotike. Bashkimi Eurooian jep ndëihmën e tij përmes misionit PAMECA për konsolidimin e stretgjisë kombëtare dhe planit të aksionit, por edhe bashkë-financim me autoritetet italiane për monitorimin e zonave.
Çfarë impakti ka situata aktuale te proçesi i Vettingut. Kemi konstatuar shkëmbime verbale midis Prokurorisë së Krimeve tê rênda dhe kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të mazhorancës dhe kjo perceptohet si një presion mbi ta. Madje, po t’i referohemi deklaratave që vijnë nga opozita, thuhet se Vettingu ka vdekur tashmë si rrjedhim i presionit politik. Besoni se ka shans për Vettingun ?
Maja Koçiançiç, Zëdhënëse e KE: Zbatimi i duhur dhe i rreptë i proçesit të Vetingut është themelor për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për progresin e Shqipërisë në integrimin europian. Komisioni Europian drejton operacionin e monitorimit ndërkombëtar dhe në këtë rol, ne jemi duke ndjekur hapat përgatitore. Ne kuptojmë që ato kanë avancuar dhe kjo pritet të bëjë të mundur që organet e Vettingut të fillojnë të funksionojnë. vetingu është një prioritet dhe duhet të jetë një prioritet dhe puna për këtë po vazhdon.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZcrgiT_VRKg

Etiketa: Maja Koçiançiçtahiri

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para

50 vjet nga numri i parë i gazetës “Studenti”

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com