Naxhi Shensoi debuton me fitore në përvojën e tij të tretë në stolin e Bylisit. Skuadra ballshiote mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë në “Adush Muça”, duke iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.
Golin që vendosi sfidë ne shënoi Souza Ferreyra në minutën e 59-të, që shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes shkodrane. Bekim Balaj, rikthimi i të cilit te Vllaznia u prit me shumë bujë, u aktivizua në minutën e 53-të në vend të Kainës, por pa mundur të bëjë diferencën në fushë.
Fitore e thellë e bindëse e Laçit 4-1 përballë Kastriotit. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar rezultatin me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të, për të ardhur më pas te goli i 2-0 i realizuar nga Spahiu pasi kishte kaluar gjysmë ore loje.
Laçi e nisi me vrull edhe pjesë e dytë, me Akinyemin që i çoi shifrat në 3-0, ndërsa miqtë e gjetën golin e nderit me Joan Çelën në minutën e 81-të. Në shtesë për Laçin shënoi Geci për rezultatin përfundimtar 4-1
Laçi rikthehet te fitorja pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Kastrioti me këtë disfatë rrëshqet në vendin e tretë, pasi u parakalua nga Bylisi.
Discussion about this post