GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastroi paratë e drogës në Shqipëri, i sekuestrohen 12 prona dhe 2 makina “të fortit” në Berat

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastroi paratë e drogës në Shqipëri, i sekuestrohen 12 prona dhe 2 makina “të fortit” në Berat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe automjete në pronësi të shtetasit D.L. dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë përfituar përmes të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Sipas organit të akuzës, D.L. është hetuar dhe dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Spanjë dhe Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimeve për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ndërsa nga verifikimet financiare ka rezultuar se të ardhurat e ligjshme të dokumentuara të D.L. dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë pasuritë dhe investimet e realizuara gjatë viteve 2005–2016.

Sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se paratë e siguruara nga trafiku i drogës jashtë vendit janë investuar në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Poliçanit. Mes investimeve të dyshuara përfshihen dyqane, apartamente, automjete dhe aktivitete private në sektorin e tregtisë ushqimore, bareve, kafeneve dhe fast-food-eve.

Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit rezulton se D.L. ndodhet në Spanjë që prej vitit 2017, ku është raportuar se është ndaluar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike.

Me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, është vendosur sekuestro mbi disa prona të regjistruara në zonën kadastrale 3019, përfshirë pasuri në Berat dhe Skrapar.

Mes pasurive të sekuestruara janë një apartament me sipërfaqe 66 metra katrorë në Skrapar, një sipërfaqe tjetër prej 48 metrash katrorë, dy automjete Mercedes-Benz, njëri i modelit E270 CDI, si dhe prona të tjera të regjistruara në emër të D.L. dhe familjarëve të tij.

Hetimet pasurore lidhen me procedimin penal nr. 963 të vitit 2018, ndërsa sekuestrimi përbën një masë sigurimi pasuror dhe jo një vendim përfundimtar konfiskimi.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Beratit:

Nuk justifikohen nga të ardhurat, Prokuroria e Beratit sekuestron pronat e shtetasit D.L., dënuar në Spanjë e Greqi për ‘Trafikim të Lëndëve Narkotike’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, u sekuestruan pasuritë e shtetasit D.L., dhe personat e lidhur me të, i dyshuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.963, të vitit 2018, dhe referimit pasuror mbi të, rezultoi se shtetasi D.L., është përfshirë në veprimtari kriminale jashtë shtetit e kryesisht në Spanjë dhe Greqi në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike për të cilën ky shtetas është hetuar (dënuar) nga autoritetet e drejtësisë së këtyre shteteve, për konsumimin e veprës penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat dyshon se me të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas ka investuar në Shqipëri në qytetin e Poliçanit ku jeton, me blerjen e objekteve dyqane, apartamente për vete dhe familjarët si dhe në blerjen e mjeteve të markave të ndryshme. Ai disponon gjithashtu edhe aktivitete private kryesisht në fushën e tregtisë ushqimore, ”Bar-Kafe”, ‘Ushqim i shpejtë”, etj.

Shtetasi D.L. ndodhet në Spanjë që nga viti 2017, ku në bazë të informacioneve rezulton i ndaluar nga organet e drejtësisë Spanjolle për veprën penale Trafikimit të Lëndëve Narkotike.” Nga Analiza Financiare për periudhën 2005 – 2016 rezulton se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të D. L. dhe familjarëve të tij nuk rezulton mjaftueshëm për të mbuluar përdorimet financiare të evidentuara.

Sa më sipër, duke qenë se shtetasit D.L. ka kryer veprimtari kriminale në kundërshtim me ligjin dhe vendosja e sekuestros për pasurive të paluajtshme është e domosdoshme, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të shtetasit D.L. dhe familjarëve të tij:

– ZK 3019, volum 10, nr. Pasurie 3/175-N2, me status regjistrim i përkohshëm, në pronësi të shtetasit D.L.;

– ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75+1-9, në pronësi të shtetasit D.L.;

– ZK 3019, volum 7, me status regjistrim i përkohshëm në Z.V.R.P.P Berat;

– ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75-1-9, me status aktiv në Z.V.R.P.P Berat;

– ZK 3019, vol 17, nr.pasurie 12/201-N8 me status regjistrim i përkohshëm;

– ZK 3019, vol 17, nr. pasurie 12/200-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;

– ZK 3019, vol 5, faqe 48, nr. pasurie 12/206-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;

-ZK 3019, vol 10, faqe 45, nr. pasurie 12/206 me status regjistrim i përkohshëm;

– ZK 3019, vol 16, nr. pasurie 12/206-N17 me status aktiv;

-ZK 3019, vol 10, faqe 45 me numër pas 12/206 me regjistrim të përkohshëm në Berat;

– Sipërfaqe 48(dyzet e tete) në Skrapar, në ZK 3019;

– Apartament me sipërfaqe prej 66 m2, në Skrapar;

– Automjet i markës Mercedes Benz në pronësi të shtetasit D.L.; dhe

– Automjet i markës, Mercedes Benz, E270CDI.

Etiketa: BeratPronaSekuestrim

Lajme të lidhura

Procedimi penal ndaj Elisa Spiropalit, reagon Berisha: SPAK po përdoret  si armë politike!
Aktualitet

Procedimi penal ndaj Elisa Spiropalit, reagon Berisha: SPAK po përdoret si armë politike!

12:50 - 21/11/26
Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë
Aktualitet

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

12:15 - 21/11/26
“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit
Aktualitet

“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit

11:52 - 21/11/26
Para
Procedimi penal ndaj Elisa Spiropalit, reagon Berisha: SPAK po përdoret  si armë politike!

Procedimi penal ndaj Elisa Spiropalit, reagon Berisha: SPAK po përdoret si armë politike!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Procedimi penal ndaj Elisa Spiropalit, reagon Berisha: SPAK po përdoret  si armë politike!
Aktualitet

Procedimi penal ndaj Elisa Spiropalit, reagon Berisha: SPAK po përdoret si armë politike!

12:50 - 21/11/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, akuzoi SPAK-un se po përdoret si armë...

Lexo më shumë
Pastroi paratë e drogës në Shqipëri, i sekuestrohen 12 prona dhe 2 makina “të fortit” në Berat

Pastroi paratë e drogës në Shqipëri, i sekuestrohen 12 prona dhe 2 makina “të fortit” në Berat

12:44 - 21/11/26
Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

12:15 - 21/11/26
FSHF miraton bonusin për ngjitjen e Kombëtares në Ligën B të UEFA Nations League

FSHF miraton bonusin për ngjitjen e Kombëtares në Ligën B të UEFA Nations League

12:07 - 21/11/26
“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit

“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit

11:52 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com