GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet nxjerrin zbuluar Rezart Taçin, burg për 2 bashkëpunëtorët

13:01 - 14/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet nxjerrin zbuluar Rezart Taçin, burg për 2 bashkëpunëtorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja hetimore për skandalin e Rezart Taçit, ish-biznesmenit shqiptar që është përfshirë në një skemë korrupsioni të pastrimit të parave me bosat Italianë, ka zbuluar prapaskenat e këtij krimi.

Edhe pse Taçi ka mohuar kategorikisht akuzat e rënda, përgjimet telefonike me bosin Italian për pastrimin e parave përmes Shqipërisë e kanë nxjerrë zbuluar. Sakaq sot Apeli i Posaçëm ka vendosur arrest me burg për kunatin e tij dhe një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast të rëndë korrupsioni.

Përgjimet për shumën e 18 milion euro

Zbulohen detaje të reja nga dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18 milion eurove, nga Rezart Taçi.  Taçi tashmë ka rënë në rrjetën e SPAK dhe ëshët në kërkim ndërkombëtar për “pastrim parash”.Referuar dosjes hetimore ish-biznesmeni vuri në dispozicion njohjet e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri për të lejuar transferimin e shumës nga parajsat fiskale deri në Singapor si dhe u bë personalisht garant me pasurinë e tij, nëse ato mbi 18 milionë euro do të humbnin.

Skandali me shifrat marramendëse është zbuluar nga prokuroria e Palermos. Sipas dosjes hetimore Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra. Francesco Zummo, edhe ky i arrestuar tashmë, ka qenë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Palermos dhe krahu i djathtë i Vito Cianciminos, ish-kryebashkiak i kryeqendrës siçiliane, i konsideruar si arkëtari i Mafias. 

Sipas përgjimeve të prokurorisë italiane biseda u bë në datë 6 tetor 2021, kur ekonomisti i Zummos, Fabio Petruzella, shkon në Palermo për të qetësuar bosin mbi fatin e mbi 18  milionë eurove të transferuara nga Zvicra në një llogari bankare në Alpha Bank në Tiranë, por që në mënyrë të papritur nuk mund të transferohet në Singapor sipas planeve. Ekonomisti, edhe ai i arrestuar tashmë, ia kishte besuar operacionin Rezart Taçit, i cili bashkë me njerëzit e tij në Tiranë kishte ndjekur të gjitha fazat, por pa informuar (ndoshta nuk e dinte as ai) që pak ditë pas derdhjes së shumës me 28 korrik 2021, Drejtoria kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave e kishte bllokuar llogarinë e Zummos, duke e sinjalizuar atë transfertë si të dyshimtë edhe pranë SPAK-ut. 

Masa e sigurisë për dy bashkëpunëtorët

Sot, Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në burg” për Ballën dhe Lilon të cilët gjithashtu dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Lilo ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen pasi sipas tij është thjesht një shofer.

Edhe Artur Balla ka kërkuar shpallje të moskopetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi.

Mbrojtja ka kërkuar nga SPAK t’i vihen në dispozicion provat pasi sipas tyre nuk kemi të bëjmë me pastrim parash duke qenë se shuma prej mbi 18 milionë lekësh ka mbërritur nëpërmjet bankave.

“Nëse paratë kishin ardhur nga bota e krimit pse nuk u ndaluan në Zvicër”, ka deklaruar mbrojtja.

Etiketa: Kryesore1Rezart Taci

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Doli nga “BBV”, Graniti flet për marrëdhënien me Fifin: Kam qenë real

Doli nga “BBV”, Graniti flet për marrëdhënien me Fifin: Kam qenë real

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com