Një 18-vjeçar është vrarë pasi u godit me një plumb në kokë në Itali.
Italy24 shkruan se viktimë nga sulmi ka mbetur Thomas Briça. Ngjarja ndodhi në Alatri të Frosinone-s, jashtë një lokali.
Agresori qëlloi pas një konflikti mes dy bandave rivale, ndërsa pas krimit u arratis bashkë me një bashkëpunëtor.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga karabinierët. I riu ishte transportuar në urgjencë në spitalin Gemelli.
Pasi iu nënshtrua një operacioni delikat, ai ndërroi jetë. Ndërkohë, agresori dhe bashkëpunëtori janë shpallur në kërkim.
Discussion about this post