GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend, duke pretenduar se dhuna e shfaqur në rrugë nuk ka lidhje me kërkesat e studentëve për arsimim.

Më tej, Rama i cilësoi këto grupe si pjesë të forcave ekstremiste që kanë depërtuar në Evropë dhe po shfaqen “me zjarr e me hekur” në qytete dhe kryeqytete të ndryshme. Ai pretendoi se këto forca po shfrytëzojnë situatën për të destabilizuar Shqipërinë, për të frenuar ecurinë e vendit dhe për të penguar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Deklaratat Rama i bëri gjatë një takimi me drejtorët e shkollave dhe ministren e Arsimit, ku komentoi zhvillimet e fundit dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Ai pretendoi se pas zhvillimeve qëndrojnë interesa që synojnë të frenojnë ecurinë e Shqipërisë, duke e lidhur situatën me atë që e përshkroi si valë të ekstremizmit politik që po shfaqet edhe në vende të tjera të Evropës.

“Është vendosur në qendër të vëmendjes vetëm për një arsye, për të kamufluar çka është në të vërtetë në burimin e helmuar të kësaj protestë. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin, që kjo është një protestë e studenteve dhe për të justifikuar këtë valë dhune që nuk ka të bëjë as me nxënësit dhe as me studentët, por me një grup njerëzish që ka nga të gjithë. Në atë grup që agreson policinë, që mban nën një presion terrori qytetin ka edhe studentë, të cilët janë të eksterminuar në pikëpamjet e tyre, studentë që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, po problemi nuk janë dhe nuk do jenë as studentët dhe as qytetarët që protestojnë. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pamundshme për askënd. Këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës për të protestuar, por për ushtrimin e dhunës. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Ky gur është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet.

Janë faktikisht kontingjent i këtyre forcave që tani kanë penetruar Evropën dhe po shfaqen me zjarr e me hekur në shumë qytetet e kryeqytetet të Evropës, edhe pse kjo e jona është me e komplikuar. Sepse duart që janë futur këtu për shfrytëzuar janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllok, një hapësirë për të frenuar ecurinë e vendit tonë, për të destabilizuar vendin tonë që ka qenë stabilizuese i Ballkanit Perëndimor dhe për ta frenuar procesin e negociatave me BE”, tha Rama.

Etiketa: RamaStudente

Lajme të lidhura

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Para
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet' Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kombëtare të paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com