GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

SHBA vlerëson angazhimin e Vuçiç në marrëdhëniet me Kosovën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë

U.S. Secretary of State Antony Blinken and the Estonian Prime Minister hold a press conference at the Stenbock House in Tallinn, Estonia March 8, 2022. Olivier Douliery/Pool via REUTERS

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në një bisedë telefonike ai tha se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi ndërkaq se pas bisedës ndërmjet sekretarit Blinken dhe presidentit serb Vuçiç, priti në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. “Rikonfirmova miqësinë e kahershme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe shpreha mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë më të madhe në rajon”, shkroi zoti Chollet.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Serbia dhe Kosova

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Të enjten në parlamentin serb diskutohet mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime”. Por, kryeministri Kurti është duke sfiduar trysninë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të mërkurën ai tha se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”, ndërsa u shpreh i gatshëm të ulet në bisedime për propozimin evropian.

“Le t’i hapim diskutimet në Bruksel në nivelin e lartë dhe le të diskutojmë për të gjitha çështjet. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është i domosdoshëm por njohja reciproke është në qendër. Unë nuk po them që vetëm njohja reciproke është marrëveshja, marrëveshja do të ketë edhe gjëra të tjera, por qendra është njohja reciproke, për këtë më kanë votuar mua qytetarët dhe kështu e thotë Kushtetuta, kështu e thotë ligji, Republika dhe demokracia”, tha ai të mërkurën.

Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar Kosovën se nuk do të mbështesin krijimin e një mekanizmi si në Bosnjë, ndërsa kanë theksuar se koha për themelimin e asociacionit është tani.

Marrëveshja

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur ne Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Marrëveshja ishte pjesë e një game të gjerë marrëveshjesh të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat dështuan të sigurojnë normalizimin ndërmjet palëve.

Për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj që është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi me mbështetjen e Moskës. Qasja e Kremlinit ndaj Kosovës është në qendër të refuzimit të Beogradit që t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA

 

 

Etiketa: KosoveSHBAVucic

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Para
Aksident me vdekje në Tiranë

EMRAT/ Kush është viktima dhe të plagosurit nga aksidenti në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!
Aktualitet

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

20:30 - 04/10/26

Në protestën e 127-të kundër qeverisë, mjeku Ermal Pashaj ngriti shqetësime për reformën administrative territoriale që pritet të votohet në...

Lexo më shumë
Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

20:10 - 04/10/26
Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

19:55 - 04/10/26
Aktivisti Edison Lika: Tetori do jetë muaji i arrestimit të Belinda Ballukut, presim që SPAK të dërgojë kërkesën e dytë në Parlament

Aktivisti Edison Lika: Tetori do jetë muaji i arrestimit të Belinda Ballukut, presim që SPAK të dërgojë kërkesën e dytë në Parlament

19:41 - 04/10/26
Protestuesja nga Diaspora: Duhet të dalim në shesh të gjithë, kjo qeveri po shkatërron të ardhmen

Protestuesja nga Diaspora: Duhet të dalim në shesh të gjithë, kjo qeveri po shkatërron të ardhmen

19:20 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com