GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“McGonigal”, Karamuço zbulon takimet me agjentët e FBI

18:18 - 07/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Policët vrasin në Tiranë/ Paralajmërimi i fortë i ekspertit të sigurisë: Do ketë edhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bota e agjentëve të kundërzbullimit të FBI-së u trondit muajin e kaluar kur një prej tyre, Charles McGonigal u padit për mundësinë e zbulimit të aksesit për zyrtarët rusë dhe shqiptarë në këmbim të qindra mijëra dollarëve cash.

CNN shkruan në një analizë se pasi u tërhoq nga FBI në vitin 2018, McGonigal akuzohet se ka punuar ilegalisht për një nga oligarkët më famëkeq të Rusisë, Oleg Deripaska.

Në një intervistë për “Top Talk”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregon si ka nisur hetimi për këtë çështje.

“Mënyra amerikane është një mënyrë që i gjithë stafi i FBI-së kontrollojnë njëri-tjetrin, pra kanë një kontrollim dhe balancim brenda këtyre institucioneve. Kontrollojnë njëri-tjetrin dhe kanë një balancë mes tyre brenda këtyre institucioneve.

Ka të bëjë me interesa kombëtar se po flasim për shërbime ligjzbatuese që janë të kuadrit inteligjent. Dhe çdo kërkesë, çdo nevojë, çdo shkëmbim informacioni gjithmonë mund të vihet në dyshim. Ata e kanë pranuar që gjithë kohës mund të survejohen. Mund t’u kontrollohen celularët, e-mailet, lëvizjet.

Kontaktet e McGonigal kanë qenë pak më sensitive, nuk ka qenë një agjent special i caktuar për një distrikt të thjeshtë. Ka qenë ne distriktin e New York-ut që ka lidhje me OKB-në, ka lidhje me një shpurë të madhe diplomatike. Është privilizuar për katër elementë kryesorë: e para dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike, e dyta për probleme të imoralitetit dhe tradhtisë së kurorës, e treta ka të bëjë me mashtrimin. E katërta, ka qenë historia e periudhës së daljes së tij në pension. Gjithmonë këta shpengohen më shumë, kërkojnë mënyra të tjera për të siguruar të ardhura të tjera”.

Karamuço tregon për takimet që ka pasur me agjentë të FBI-së:

“Ata erdhën si agjentë, por nuk u prezantuan si të tillë, u prezantuan si përfaqësues të qeverisë amerikane që vinin për të parë ndikimin rus në Shqipëri. Kanë takuar njerëz që flasin publikisht për ndikimin rus në Ballkan, jo vetëm në Shqipëri. Kanë pasur takim me gazetarë, shoqëri civile dhe akademikë. Dhe unë nuk e dija që këta hetonin për këtë çështje.

Vetëm në artikullin e New York Times para katër ditësh, njëri prej tyre tregoi se për çfarë kishte ardhur në Shqipëri, që ishte për dosjen McGonigal dhe me rastin shqiptar”.

Eksperti zbulon mënyrën e veçantë si e kanë bërë agjentët hetimin në vendin tonë:

“Shkolla e madhe amerikane ka metoda komplet të tjera nga ato që njohim ne. Ata kanë hollësitë, i kanë të gjitha në dosje dhe vijnë të bëjnë faktmbledhje duke të pyetur për çështje shumë të përgjithshme. Asnjëherë nuk dalin në hollësi, sepse ti nëpërmjet hollësive kupton se me çfarë po merren ata. Por ndërkohë ata bëjnë një kryqëzim në fund dhe shohim çfarë thonë të gjithë këta faktorë publikë, për ndikimin e rusit, e faktorëve të tjerë që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Ata bëjnë thjesht kryqëzimin e të dhënave dhe dalin në një konkluzion dhe dalin më pas me raporte ose aktakuza të mirëfillta që ia përcjellin me referim pastaj prokurorit federal për çështje nga më të ndryshmet, sikurse ishte McGonigal”.

Opozita në vend ka depozituar kërkesën në SPAK që të marrë në hetim çështjen, ndërsa pretendon se janë një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes kryeministrit Rama dhe  McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të Ramës, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri. I pyetur nga Xhokaxhi se deri ku mund të shkojë SPAK nëse e kryen një hetim të tillë, Karamuço përgjigjet:

“SPAK nuk është asgjëkundi deri më tani dhe nuk mund të shkojë askund për shkak se nuk ka një fakt juridik. Ky fakt juridik vjen nga një aktakuzë e mirëfilltë me letërporosi ndërkombëtare, vjen nga Departamenti i Drejtësisë”.

Ndërkohë, sipas ekspertit, agjentë të FBI-së kanë ardhur sërish në Tiranë dhe kanë kryer intervistime me të gjitha kontaktet që ky njeri ka pasur. E njëjta gjë edhe në Kosovë, edhe në Mal të Zi, edhe Bosnje.

Etiketa: Charles McGonigalErvin Karamuço

Lajme të lidhura

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Para
Luizi gjen qirinj në oborr: Dea po bën magji për të më eliminuar

Luizi gjen qirinj në oborr: Dea po bën magji për të më eliminuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com