GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fatmir Mediu në SPAK, Voa: Po hetohet edhe tregtia e municioneve

21:28 - 08/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fatmir Mediu do të gjykohet për dosjen “Gërdeci”, zbulohet gjyqtari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka çuar për gjykim rastin e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin e ndodhur në Gërdec 15 vite më parë, ndërsa bëri të ditur se ka rregjistruar një tjetër çështje penale, me dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja. Por për rastin nuk ka ende të akuzuar.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të çuar në gjykim ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe fëmijë, dhe hetimet që pasuan për këtë rast, duket se kanë hapur dhe një tjetër pistë. Predhat dhe municionet e tjera në rrënojat e fabrikës së demontimit, nxorrën zbuluar në atë kohë, një aferë të tregtimit të fishekëve të prodhimit kinezë, të cilët riamballazhoheshin për të përfunduar në Afganistan. E gjitha, përmes një kontrate me kompaninë “Evdin” ltd, me seli në Qipro, e cila shërbente si ndërmjetëse mes ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “AEY”, që drejtohej nga dy të rinj pa eksperiencë të cilët kishin fituar një kontratë me Pentagonin.

Municionet

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se, lidhur me këtë tregti municionesh, “hetimet paraprake nuk kanë përfunduar” dhe është rregjistruar një procedim i ri penal për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Elementet

Nuk dihet se çfarë elementësh të rinj janë zbuluar që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme të rregjistrojë një procedim penal për një çështje, së cilës nuk ju shkua asnjëherë deri në fund, e ku rezultonin të përfshirë shumë persona të niveleve të larta. Mes tyre, ndër më të lakuarit, ka qenë dhe emri i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha. Në atë kohë ai nuk u mor asnjëherë në pyetje, por ka mohuar publikisht çdo lidhje të tij me rastin, siç bëri dhe dy javë më parë, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi

Mbetet po ashtu për t’u parë, nëse nga ky hetim preket ose jo dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ndërkohë, 15 vjet pas shpërthimit në Gërdec, pritet të përballet për herë të parë me një trupë gjykuese për këtë çështje. Prokuroria e Posaçme e cila kërkoi rihapjen e rastit gati dy vjet më parë, ka ngritur ndaj tij dy akuza, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Bëhet fjale për të njejtat akuza që ngriti ndaj tij në vitin 2009 edhe Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.

Prokuroria e Posaçme e akuzon atë se ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit e duke sjellë avantazhe të padrejta për dy kompanitë private të përfshira në procesin e demontimit. Zoti Mediu i ka hedhur poshtë akuzat, dhe ka deklaruar se atij nuk i është ofruar mundësia për një proces të drejtë ligjor. /Marrë nga VOA

Etiketa: Kryesore1MediuVOA

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
“Meritoni të prekni fundin”/ Pas sulmeve për përçarjen e PD, Evi Kokalari merr vendimin e papritur

Paralajmëron Kokalari: Lëvizja konservatore, së shpejti në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com