GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu sekuestrua një apartament, ja lista e pasurive të Alda Klosit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Supervjedhja në Tiranë, Voa: Alda Klosi deklarata kontradiktore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zyrtares Alda Klosi i janë sekuestruar ditën e sotme një apartament dhe një garazh në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’ në Tiranë. Shqipatrja.com sjell listën e plotë të pasurive të Klosit.  Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi sipas të dhënave që Shqiptarja.com disponon është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.

Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Zonja Klosi ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Pasurimi i Klosit 2017-2022

Klosi është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj. Në vitin 2017 blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin ndahet më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ish bashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.

Në vitin 2020 blen makinë Toyota RAV4 për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të reja në muaj. Në vitin 2021, zonjës Klosi i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë.

Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar. Kontratën në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore i ka lidhur me kompaninë e ndërtimit 2B & CONSTRUCTION GROUP. Pronarë të kompanisë në fjalë Uljan dhe Dorina Kala.

Nuk dihet nëse kontrata është fiktive apo reale dhe nëse Klosi mund të kishte në plan që paratë që mbante në banesë t’i investonte në ndërtim. Ndërkaq, ndryshe nga sa pretendoi në një intervistë në media, Alda Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI shumat që Rozeta Dobi i vodhi në banesë.

 

 

Etiketa: KlosiKryesore1pasuri

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
Adoleshentja gjendet e pajetë në banesë, reagon policia

Vetëhidhet nga ura në Institut, 58-vjeçarja në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com