GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Albin Kurti flet për njohjen reciproke si dhe marrëdhëniet me SHBA

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Presim heqjen e barrikadave”, Kurti për situatën në veri të Kosovës: Dhuna nuk do të tolerohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përderisa Kosova e konsideron propozimin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke. Gjatë një prononcimi për media në Prishtinë, Kurti deklaroi se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

“Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, për normalizimin e raporteve. Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument, i cili nuk është bërë publik. Por, propozimi, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane. Kryeministri Kurti u pyet edhe për letrën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Serbisë, përmes së cilës ai tha se Kosova dhe Serbia duhet “të bëjnë kompromise të vështira”.

“Besoj që SHBA-ja vazhdon të jetë partnerja, mikja dhe aleatja jonë kryesore në shtetndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

 

 

Radio Evropa e Lirë

Etiketa: Albin KurtiKosovaSerbiaSHBA

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Ironizon Këlliçi: Më përjashtuan për një mbajtëse telefoni

Ironizon Këlliçi: Më përjashtuan për një mbajtëse telefoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com