GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkencëtarët: Vrimat e zeza përmbajnë energji “të errët”

22:12 - 15/02/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkencëtarët: Vrimat e zeza përmbajnë energji “të errët”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkencëtarët kanë arritur në përfindimin se vrimat e zeza në hapësirë janë burim i energjive të errëta.

Sipas tyre vrimat e zeza në hapësirë kanë në brendësi bërthama të energjisë së errët, forcës misterioze që qendron pas zgjerimit të përshpejtuar të universit, sipas The Guardian.

Artikulli

Në një artikull kërkimor të botuar sot, Duncan Farrah (Universiteti i Hawaii) dhe bashkëpunëtorët e tij testuan një model të vrimës së zezë duke studiuar rritjen e vrimave të zeza supermasive në miliarda viteve.

Duke matur se si masat e vrimave të zeza në qendrat e galaktikave eliptike miliarda vjet më parë krahasohen me ato të pranishme sot, Farrah dhe bashkëautorët përcaktuan forcën e bashkimit midis masës së vrimës së zezë dhe zgjerimit të universit. Vrimat e zeza tradicionale që përmbajnë singularitet kishin një forcë bashkimi prej 0, ndërsa vrimat e zeza me energji vakum një forcë bashkimi prej 3.

Ekipi

Në fund, ekipi zbuloi se forca e bashkimit ishte rreth 3.11, dhe ata përjashtuan mundësinë e bashkimit zero me besim 99,98%. Ky zbulim mbështet modelin e vrimës së zezë me energji vakum dhe sugjeron që vrimat e zeza fitojnë masë ndërsa universi zgjerohet.

Vrimat e zeza supermasive (SMBH), miliona deri në miliarda herë më masive se Dielli, zakonisht gjenden në qendër të galaktikave, duke përfshirë një në qendër të Rrugës së Qumështit, të njohur si Shigjetari A.

Shkencetaret

Shkencëtarët kanë studiuar prej vitesh si ndikojnë vrimat e zeza tek hapësira rrotull tyre. Forca e tyre e rëndesës tjetërson kohën e hapësirën në një mënyrë që tani vërtetohet, ashtu siç e kishte parashikuar Albert Ajnshtajni. Por vrimat e zeza kanë qenë të padukshme për shkencëtarët, një fakt që tani është kapërcyer nga shkenca:

Shkencëtarët kanë shpenzuar 10 vjet për të lidhur tetë teleskopë të ndryshëm në mbarë botën në një projekt mjaft të vështirë.

Kater vjet me pare

Katër vjet më parë, duke përdorur orë atomike tepër të sakta, secili nga teleskopët u kthye drejt galaktikës M-87 që ndodhet 55 milionë vite drite larg.

Pas analizimit të një morie të dhënash dhe pas verifikimit të rezultateve, shkencëtarët e projektit “Event Horizon Telescope” nxorën fotografinë e parë të një vrime të zezë:

Panelet

“Në prill 2017 të gjitha panelet e teleskopëve u kthyen në drejtim të galaktikës që ndodhet 55 milionë vjet dritë larg. Galaktika M-87 përmban një vrimë gjigande të zezë dhe jemi shumë të gëzuar që sot ju njoftojmë se kemi parë atë që mendohej se ishte e pamundur të shihej. Kemi parë dhe fotografuar një vrimë të zezë. Ja ku e kemi,” tha Sheperd Doeleman, një ndër shkencëtarët e përfshirë në projekt.

Pamjet

Në pamje nuk është shumë impresionuese: një formë sferike ngjyrë të verdhë në portokalli që pluskon në hapësirë. Por shkencëtarët gjithmonë e kanë imagjinuar të tillë formën e vrimës së zezë. Në qendër është zona e errësirës së plotë ku forca e rëndesës është aq e fortë saqë nuk lejon reflektimin e dritës. Rrotull saj ka një shtresë gazi dhe pluhuri në temperaturë tepër të lartë prej miliarda gradë celcius, që lëviz thuajse me shpejtësinë e dritës.

“Mendohet se vrimat e zeza krijohen në fund të jetës së yjeve, kur ylli shpërbëhet brenda vetes dhe krijon një objekt me dendësi të lartë. Në rastin e galaktikës sonë, e dimë se ajo përmban një vrimë të zezë masive në qendër të saj. Është thuajse aq e madhe sa orbita e Mërkurit, me masë disa miliona herë më të madhe se ajo e Diellit tonë. Tani mendojmë se këto vrima të zeza masive gjenden në zemër të çdo galaktike,” tha drejtori i Muzeut të Shkencës, Roger Highfield.

Vrimat e zeza janë tepër të fuqishme.

Shtullungat e gazit përhapen në distanca prej miliona vjet drite nga qendra e vrimës së zezë. Forca e rëndesës është aq e fuqishme saqë tjetërson dritën që çlirojnë edhe diej masivë që ndodhen pranë tyre.

Etiketa: e zezaenergjiavrimat

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
City mposht Arsenalin, merr kreun e Premier League

City mposht Arsenalin, merr kreun e Premier League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com