GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja prishet me Kastratin dhe Gegën, i fal tenderin 300 mln lekë një firme të re

14:13 - 16/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Elbasan nuk iu ndahet tenderëve pa garë. Këtë herë kryetari Gledjan Llatja do të shpenzojë 30 milionë lekë (të reja) për të blerë naftë

Bashkia Elbasan nuk iu ndahet tenderëve pa garë. Këtë herë kryetari Gledjan Llatja do të shpenzojë 30 milionë lekë (të reja) për të blerë naftë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Elbasan nuk iu ndahet tenderëve pa garë. Këtë herë kryetari Gledjan Llatja do të shpenzojë 30 milionë lekë (të reja) për të blerë naftë për institucionet në varësi të bashkisë. Tenderi është mbyllur me 15 shkurt 2023, por fituesi ka rrëmbyer kontratën në mënyrë të pamerituar. Për çudi, në këtë tender kanë paraqitur oferta edhe firmat e njohura për lidhjet me kryeministrin, “Kastrati  shpk” dhe “Gega Center GKG” sh.p.k”.

Shefqet Kastrati dhe Paulin Gega, të njohur si oligarkët që krijuan monopol në tregun e naftës, nuk kanë fituar këtë herë. Me sa duket Llatja po kërkon të fusë në treg një kompani nga Elbasani. Firma “AD OIL” sh.p.k, në pronësi të Afrim Dybelit, nuk ka ndonjë pjesëmarrje në fushën e prokurimeve, megjithatë duket e favorizuar nga kryebashkiaku.

Edhe pse vlera e të tria ofertave ka qenë e njëjtë, Llatja ka skualifikuar Gegën dhe Kastratin me argumentin se nuk kanë deklaruar që të kenë një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Elbasan, ose Elbasan-Cerrik.

Kështu, në proces ka mbetur vetëm firma “AD OIL” sh.p.k, fitoi kontratën pa konkurrencë. Për këto shkelje tenderi mban “flamurin e kuq” nga monitoruesi Open Data për arsye se mbart një risk të shtuar për buxhetin e bashkisë. Kujtojmë se këto tenderë me “Red-Flag” përbënin pjesën më të madhe të prokurimeve në Bashkinë Elbasan.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se fituesi nuk është aq i rastësishëm. Ky devijim duket më shumë si prishje e pazareve mes kryebashkiakut dhe dy oligarkëve Kastrati dhe Gega. Sepse sikur pamë më lartë arsyeja për skualifikim e tyre është disi qesharake “mos deklarimi i një pike karburanti pranë Elbasanit”.

Në fakt, si në hyrje dhe në dalje të qytetit të paktën një nga dy kompanitë ka një pikë karburanti.

Sakaq, shtojmë këtu edhe faktin që Kastrati ka marrë shumë herë të tjera tenderë në shkelje të ligjit nga Llatja. Të dy kanë firmosur projekte me mungesë kriteresh dhe ofertë të shtrenjtë. Por, kryebashkiaku e ka ndarë mendjen të vazhdojë aferën me një kompani tjetër. Dy hipoteza mund të shtrojmë për këtë vendim të Llatjas.: Dy oligarkët janë futur në këtë tender fiktivisht. Ose Llatja që është fund të mandatit, ka zgjedhur të ndahet me Kastratin. Për të zgjedhur një partner të ri në blerjet e karburantit.

Lexo edhe: Llatja u jep “Vëllezërve Hysa” 1.5 mld lekë për asfaltim rrugicash

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Gega OilGledjan LlatjaKastratikontratepa garepazareporjketred flagtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Kiara bën dush, Luizi i shkon pranë

Kiara bën dush, Luizi i shkon pranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com