GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha i sulet Ramës: Provokon destabilizim dhe fshihet si miu

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i sulet Ramës: Provokon destabilizim dhe fshihet si miu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me tone të forta ka folur kreu i PD Sali Berisha pas intervistës që kryeministri Edi Rama dha dje në emisionin “Opinion”.

Ndërkohë sa i takon deklaratës së Ramës, se nuk do të lejoj komision hetimor për çështjen McGonigal, Berisha tha se kjo që po bën është një provokim për destabilizim.

Berisha u bëri thirje gazetarëve që të mos ta ftojnë në studio pasi në të kundërt do të bëjnë protesta të fuqishme në çdo televizion.

“Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua edhe pse kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit dhe kryeministrit. Po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje qeverie vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, nga 48 mbledhje ka shkuar vetëm në 9 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me sms drejton qeverinë, drejton Lindën.

Dhe është kthyer Linda-Belinda dhe padroni i tyre pa asnjë normë. Ai është i detyruar të shkojë në mbledhjet e qeverisë vetëm në raste të vecanta. Një kryeministër nuk mund të mugojë kurrë, e nëse kalojnë 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms, që ai i dërgon Lindës dhe Belindës.

Deklaroi mbrëmë se nuk ka shans të lejoj komision hetimor për një nga aferat që ka tronditur në palcë politikën në SHBA.

Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione. Ky provokon destabilizim të fortë. Ju them qytetarëve kurrë në histori, as në diktaturë nuk ka ndodhur që Byroja e Parlamentit të anulojë ligjet, as Byroja politike e Enver Hoxhës.

Ka vetëm procedurë ligjore, një grup banditësh pa moral politik u thonë shqiptarëve se Byroja anuloi ligjin e Komisioneve hetimore, jashtë çdo lloj imagjinate, ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurë me vullnet të askujt tjetër.

Kur parlamenti miraton një ligj dhe thotë u anulua. Banditizmi politik ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës tejkalon edhe Korenë e Veriut sepse dhe në diktaturë procedura zbatohej. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer e shtyn atë në cdo veprim, ka humbur menjen dhe kërkon si mi të shpëtoj prapa çdo lloj absurditeti të fshihet, nuk vjen në parlament për ballafaqim por shkon në studio.

Ju bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjet e vendit. Para cdo televizioni që shkon, do të bëhen protesta të fuqishme.

Nuk jam për të mos ti dhënë të drejtën e fjalës, por të vi në Kuvend.

Kudo që të shkel do të bëjmë protesta. Thirrje mediave asnje hapesire, bojkotojeni.

 

 

Etiketa: berishamiuRame

Lajme të lidhura

Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të
Sport

Formacioni/ Më të mirët e javës së 3-të të Superiores, përzgjidhen lojtarët dhe trajneri fitues

14:00 - 07/09/26
Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Aktualitet

Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

11:38 - 01/09/26
Para
Qeveria akoma nuk ka hartuar listën e 650 milionerëve, favorizohen nga Tatimet

Qeveria akoma nuk ka hartuar listën e 650 milionerëve, favorizohen nga Tatimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com