GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi i korrupsionit në Dimal, “qethi” me 1.8 mln dhe vjehrrin e kryetares në Kutalli

19:03 - 21/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Grupi i korrupsionit në Dimal, “qethi” me 1.8 mln dhe vjehrrin e kryetares në Kutalli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno – Grupi i zyrtarëve të bashkisë Dimal (Ura-Vajgurore), që u arrestua pak ditë më parë nga SPAK, kishin shkelur çdo rregull dhe zakon, duke kaluar çdo vijë të kuqe.

Pasi veç qytetarëve të zonës, korrupsionit të Drejtorit të Urbanistikës, Altin Pali dhe përgjegjësit të Transportit, Arben Guraj, nuk i kanë shpëtuar dhe vetë njerëzit e familjes së zyrtarëve të kësaj bashkie.

Mësohet se përmes përgjimeve ambjentale dhe dëshmive të mbledhura nga SPAK, është rregjistruar dhe një rast domethënës, ku dy zyrtarët e mësipërm të bashkisë Dimal, i kanë marë një shumë financiare, prej 1 milion e 600 mijë lekë, vjehrrit të Kryetares së Njësisë Administrative Kutalli.

Sipas dëshmive që pasqyrohen në dosjen e SPAK, shuma financiare është marë tek vjehrri i Rabushes, që ishte Kryetare e Njësisë Administrative Kutalli. Qëllimi i marjes së shumës prej 1.6 milion lekë, ka qënë lejimi i ndërtimit të një objekti pa lejë, nga ana e vjehrrit të zyrtares së njësisë Kutalli.

Një fakt i tillë ka dalë dhe në dëshminë e arkitektit, Genis Gjishtit, i cili u ka treguar prokurorëve, se grupi i zyrtarëve në bashkinë Dimal, kishte herë pas herë konflikt në ndarjen e parave dhe bërjen e pazareve me njerëzit.

Mes të tjerave, deklaruesi i SPAK Genis Gjishti ka deklaruar se:

“…kemi bërë një punë te vejhrri i Rabushes, që ishte Kryetare e Njësisë Administrative Kutalli dhe atje pazaret dhe lekët në i ka dhënë Arben Guraj. Ai na ka dhënë 80 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që neve na takonte dyfishi. Atëherë po na thoshte që të uleshim në Pazar, se ishte një mikesha e tij, dhe pjesë e zyrtarëve të bashkisë Dimal, pavarësisht se nuk ishte shtëpia e saj, por e vjehrrit. Madje,edhe kur na dha 800 mijë lekëshin, u duk që nuk ishte shumë dakord…”.

Për shkak se Arben Guraj, ndante përgjysmë paratë që u merte qytetarëve që ndërtonin pa lejë, mes drejtorit të Urbanistikës në bashkinë Dimal, Altin Pali dhe disa inxhinierëve privatë kishte lindur një konflikt. Gjysmën e shumës ja dorëzonte Altin Palit dhe pjesën tjetër topografëve dhe inxhinierëve që kishin vulosur disa letra privatisht.

Situata shkoi deri aty sa mes inxhinierëve Genis Gjishti dhe V.K, të zhvillohet një takim kokë më kokë me Drejtorin e Uranistikës në bashkinë Dima, Altin Pali.

Në këtë takim Altin Pali, i ka folur hapur dhe troç duke i thënë se: “…që ti biem shkurt, unë nga ju dua gjysmat e lekëve…”,

Arkitekti Genis Gjishti, ka treguar në SPAK se:

“…ne Arben Guraj, i thonin që s’kemi punë me ta. Bëj ç’të duash. Por ai në disa punë si në lejen e ndërtimit në Konesbaltë te shtetasi Llambi Nano, na dha gati gjysmat e lekëve dhe ne i bëmë llafe, ku nga 240.000 mijë lekë të reja ai na dha 160.000 mijë lekë të reja. Unë nuk isha dakort dhe kemi debatuar për këtë gjë, me Arbenin. Jemi ulur edhe disa herë me Drejtorin e Urbanistikës, Altin Pali.

Në disa raste ka qenë edhe V.K, në disa raste kam qenë edhe vetëm për vetëm me Altinin. Në një nga këto takimet ku nuk më kujtohet në atë rast nëse ka qenë prezente V.K, por Ben Guraj ka qenë edhe Altin Pali më tha gjatë bisedës se për punët që ne do të kryenim, ai donte gjysmën e pagesës që do të mernim unë e V. nga puna.

Unë në tavolinë i thashë që do ta mendoja. Por mbasi diskutuam me V., nuk ramë dakort që ai të merrte pjesë, nga pagesa dhe nga puna jonë. Kështu që ai na uli si me detyrim me drejtorin dhe Drejtori na tha: “…që ti biem shkurt, unë nga ju dua gjysmat e lekëve…”, dhe unë i thashë që do ta diskutojmë. Gjithashtu në bisedë na tha që, kufiri i pagesave për objektet nën 100 m2 do jetë 100.000 mijë lekë të reja. Sepse ishte 1.000 mijë lekë të reja metri. Pra edhe nëse ishte 90 m2 objekti ne duhet ti bënim qytetarëve pazar jo më poshtë se 1 milion lekë të vjetra.

Gjysmat nga kjo shumë i kërkonte Drejtori i Urbanistikës, Altin Pali.

Nëse do merte gjysmat drejtori i bie ti jepnin 500 mijë lekë atij, 35 mijë lekë të vjetra do ti jepnim inxhinierëve të tjerë që ishin pjesë e projektit. Neve nuk na ngelej asgjë nga ky Pazar dhe i binte të punonim për ta. Kështu që nuk ramë dakord, por i thamë që pjesën e tyre ta mernin vetë, pasi ne donim hakun tonë aq san a takonte…”.

Pak ditë më parë gjykata e posaçme vendosi të mbyllë në burg Altin Palin, Arben Guraj, Vait Koshin dhe Arjan Demiraj.

Ndërsa për Agim Çunin, specialistin e emergjencave është vendosur masa e arrestit në shtëpi dhe shefen e urbanistikës V.J është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Etiketa: DëshmidimalSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Anija me naftë ruse, si u tërhoq nga blerja Piro Bare

Anija me naftë ruse, si u tërhoq nga blerja Piro Bare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com