GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Benzema synon rekorde të tjera në Europë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Benzema synon rekorde të tjera në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 6 dhjetor 2005, një Karim Benzema adoleshent bëri debutimin e tij në UEFA Champions League me Olympique Lyon dhe shënoi golin e tij të parë kundër gjigandëve norvegjezë të Rosenborgut (skuadër ku në vitin 2006 është aktivizuar edhe Jahmir Hyka). Ishte paraqitja e tij e vetme atë sezon në kompeticion, por ai filloi një aventurë që e ka bërë atë të jetë një nga sulmuesit më të rëndësishëm në historinë e kompeticionit.

Që atëherë, ai nuk ka humbur asnjë sezon në kompeticionin elitar kontinental dhe ka shënuar çdo sezon, përfshirë dhe dy golat e tij kundër Liverpool të martën e kaluar.

I vetmi që po ashtu ka shënuar për 18 sezone radhazi është Lionel Messi, i cili debutoi në kompeticion një sezon më parë, në 2004-2005, por nuk shënoi në humbjen ndaj Shakhtar Donetsk.  Një vit më pas ai bëri debutimin e tij në Champions League me një gol kundër Panathinaikos në fazën e grupeve. Që atëherë, ai nuk i ka munguar në takimin me golin në 18 edicionet rradhazi.

Benzema, i cili e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë në Champions League me 15 gola, rekordi i dytë më i mirë në historinë e kompeticionit, vetëm pas Cristiano Ronaldos me 17 gola në sezonin 2013-2014, është shënuesi i katërt më i mirë në kompeticion, në një duel që ai ka pasur për një kohë të gjatë me polakun Robert Leëandoëski. Me dopien e tij në ‘Anfield’, Benzema është tre gola prapa bomberit të Barcelonës, i cili në këtë edicion nuk do të mund të garojë pasi luan në Europa League.

Detaji i “vogël” mes 88 golave ​​për francezin dhe 91 për polakun është se i pari ka realizuar vetëm tre penallti (dy kundër Cityt dhe një kundër Sherifit të Tiraspolit) ndërsa katalanasi gjuajti 17 dhe shënoi 16. Sakaq këtë renditje e kryeson CR7 me 140 gola, ndërsa Leo Messi me 129.

Gjithsesi, Benzema ka kaluar Raulin në ndeshjet e Champions League këtë sezon. Ai është futbollisti i gjashtë me më shumë ndeshje. Përpara do të ishin Messi (162), Casillas (181) dhe Cristiano (187).

Megjithatë, në tituj, Benzema është sulmuesi i vetëm aktiv me Ronaldon, me pesë tituj kampion Champions League, të ndjekur nga Messit me katër.

Dallimi mes të dyve është se portugezi nuk do të ketë më të drejtë të arrijë Genton, futbollisti i vetëm në botë me gjashtë Kupa Europiane. Karim, të paktën, deri tani, do ta ketë mundësinë për të barazuar ish-kapitenin legjendar, pasi në parim do të rinovojë deri në vitin 2024.

Etiketa: BenzemaChampions LeagueReal Madrid

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
’10 mijë euro për darkë’, Spaho: Çfarë hëngrën që mos i rëntë…

'10 mijë euro për darkë', Spaho: Çfarë hëngrën që mos i rëntë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com