GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia merr vendim, ndal furnizimet me naftë në Poloni

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rusia merr vendim, ndal furnizimet me naftë në Poloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia i ka ndalur furnizimet me naftë në Poloni përmes gazsjellësit Druzhba, ka thënë Daniel Obajtek, shefi i rafinerisë polake të naftës, Orlen.

Megjithatë, ndikimi besohet se është i neglizhueshëm.

Obajtek ka thënë se kompania ka qenë “plotësisht e përgatitur” për këtë skenar.

“Vetëm 10 për qind e naftës së papërpunuar ka qenë duke ardhur nga Rusia, dhe ne do ta zëvendësojmë atë me shtetet tjera furnizuese”, ka shkruar ai.

“Ky është rezultat i diversifikimit të kryer në vitet e fundit”.

Orlen ka thënë se mund t’i sigurojë furnizimet plotësisht nga rrugët detare, që nënkupton se ndalesa ruse nuk do të ketë ndikim në disponueshmërinë e produkteve të saj me pakicë, si benzina.

Druzhba njihet si një prej gazsjellësve më të mëdhenj në botë dhe furnizon me naftën ruse shumë shtete në Evropën Qendrore.

Gjermania është furnizuar, po ashtu, përmes kësaj rruge, mirëpo ka hequr dorë vullnetarisht pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Aktualisht rrjedhjet e naftës ruse përmes tubacioneve janë të përjashtuara nga sanksionet e Bashkimit Evropian.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

Etiketa: merr vendimRusia

Lajme të lidhura

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave
Aktualitet

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar
Botë

I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar

15:03 - 09/09/26
Para
VIDEO/ Arsenal fiton ndaj Leicester dhe ruan kreun

VIDEO/ Arsenal fiton ndaj Leicester dhe ruan kreun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Sport

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26

Bayern Munich, një prej pretendentëve për fitimin e Champions League, nis sonte në orën 21:00 aventurën në sezonin e ri...

Lexo më shumë
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com