GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Braçe si opozita, lum kritikash për buxhetin 2022: Po i shtrydhni fermerët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Braçe si opozita, lum kritikash për buxhetin 2022: Po i shtrydhni fermerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Braçe ka dalë sot në Kuvend me një sërë kritikash ndaj qenësisë, duke thënë se Administratat nuk justifikon rrogën dhe nuk punon me transparencë të plotë. Sipas tij ,qeveria nuk e ka shpërndarë si duhet buxhetin 2022, pasi investimet nuk shkojnë për të ndihmuar familjet në nevojë dhe nuk përkrah financiarisht ata që janë sëmurë dhe kanë nevojë për trajtime të vazhdueshme.

“Qeveria dhe konsumi i tillë ishte zgjedhja jonë, ajo që mua më shqetëson është efektiviteti i financave publike, transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës, vendosja e pabarazisë, kur duhet të ishte një instrument që zgjedh ndershëm Rroga në sektorin publik është rritur. Por a e justifikojnë administratorët tanë këtë? Unë mendoj se jo. Ndihma edhe pse rritet nuk mjafton, nuk ushqen dhe njerëz të sëmurë nuk mund të marrin ndihma ekonomike. Këto janë disa raste të cilat janë njerëz të gjymtuar dhe të kufizuar të cilët nuk marrin asnjë lloj ndihme ekonomike u janë ndërprerë prej muajsh. Për arsimin parauniversitar po financojmë miliona euro, por mendoj se është gabim sepse njëra është disiplina e cila po përdoret krahasuar me kurrikulën që përdoret në shkollat universitare”, tha ai.

Braçe kishte një kritikë edhe për opozitën, duke thënë se nuk është zgjedhje që rijnë e ankohen për PPP-të në vend që të ulen e të diskutojnë të dyja palët për të bërë një buxhet më të mirë. “Por si nuk u ulëm njëherë, të flisnim për investimet në vend, t’ju pyes çdo bënit ju ndryshe në llogara, do e hapnit vrimën më lart apo më poshtë, po me Skavicën, po me aeroportet. Ky vend kaq është një copë vend është. Sa për kontratktorët ka drejtësi që mund të merret me të. Dëgjova një debat për 130 milionë dollar për PPP-të. Po a e dini ju se ne paguajmë nga çdo vit nga 100 milionë euro për kontraktorët tuaj”, u shpreh ai.

Sa i përket çështjes së fermerëve, Braçe tha se që nga 2018 e deri më sot qeveria vazhdon të godasë rënë me taksa këtë kategori në vend që t’i mbështesë ata.  Sipas tij, është e patolerusdhme që të gjithë dalin në foltore dhe flasin për situatën në tërësi, pro askush nuk flet e nuk qanë hallin e problemeve më të rënda që po përballen sot fermerët. Braçe tha se qeveria po i mbyt fermerët më një barra taksash që ja shtonë çdo ditë.  “Ajo që dua të them për paketën fiskale, ajo që mua më dhemb është bujqësia dhe bujqit. E keni nisur në 2018 goditja dhe vazhdon goditja me skemën e TVSH-së të pabarabartë në hyrje dhe në dalje, vazhdon goditja e habitshme edhe në prodhimin e bujqve. Ndërkohë që godasim bujqit nuk prekim përjashtimet për ndërtuesit. Sot që flasim ndërtesat në zonë rezidenciale nuk i prekim. Sot flasim gjithë ditën për taksën mbi qumështin pluhur por nuk flasim për dëmin që po u bëhet bujqve për prodhimin e qumështit. Të ndërtojmë një sistem, të krijojmë bursën që bujku ta dijë sesa ta shesë prodhimin e tij. Të mbajmë përjashtimin në inputet bujqësore, të çlirojmë tregun nga matrapazët dhe karteli i inputeve bujqësore Fermerët po shtrydhen, nga njëra anë furnizuesit e farave, nga ana tjetër përfitimi i fermerëve nga vlera e produkteve të tyre bujqësore ka rënë”, tha ai.  Sakaq, edhe ai këkroi që projektbuxheti i viti 2022 të rishikohet dhe fondet të shkojnë së pari te ata që kanë nevojë.

Etiketa: buxhetiErion Bracefermerekritikaqeveria

Lajme të lidhura

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës
Aktualitet

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

21:47 - 09/10/26
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg, Salianji: Do t’i drejtohem Strasburgut! Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg, Salianji: Do t’i drejtohem Strasburgut! Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi

21:27 - 09/10/26
Para
Xavi i anuloi intervistën? Reagon Pique

Xavi i anuloi intervistën? Reagon Pique

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com