Tronditet Shqipëria! Brenda 2 orësh, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në kryeqytet, dyshohet nga i njëjti person. 40 vjeçari Dan (Ramazan) Hutra ishte pajisur ditën e sotme (1 Mars) me armë kallashnikov dhe thikë, me të cilat kreu krimet e rënda.
BILANCI:
TË VDEKURA– Melvute Hysa. Hasime Dafku. Etleva Kurti.
TË PLAGOSURA: Elena Hysa, Kujtime Hysa, Marjana Gurakuqi.
Ngjarja e parë. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e tij. Ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e dytë, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 në Paskuqan. Hutra, shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Hutra hyri në banesën ku ndodheshin familjarët e ish bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve. Më pas u arratis me automjetin e tij tip ‘Benz c-class’.
Ngjarja e tretë, pak orë më pas. Në Kamzë, Etleva Kurti, u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Dëshmitarët deklaruan se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai.
Hutra dyshohet se kur ka qenë në burg, ka pasur konflikte me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurti.
Në një deklaratë të dhënë për mediat, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gent Mullai bëri me dije se autori, Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu ku prej vitit 2021 ishte dënuar për dhunë në familje. Policia po i heton të trija ngjarjet si një çështje e vetme.
Një tjetër pistë hetimi është për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar. Ngjarja ndodhi në vitin 2018 kur Vladimir Kurti ka vrarë Agim Bucin në dyqanin e tij në prani të djalit të vogël 6 vjeç gjatë një tentative grabitje.
Në 2007, Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.
Discussion about this post