GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Dy tragjedi që dallojnë dy botë!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy tragjedi që dallojnë dy botë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Baçi – Greqia u trondit sot nga humbja e mbi 40 jetëve nga përplasja e dy trenave. Natyrisht bëhet fjalë për një gabim njerëzor. E megjithatë, të gjithë e dëgjuam Ministrin e Transporteve, Kostas Karamanlis, se tha se kishte përgjegjësi politike ndaj nuk mund të qëndronte më në atë post, edhe pse nuk rezulton të ketë ndonjë lidhje mes tij dhe mashinistëve, apo mes tij dhe përgjegjësve të stacioneve ku kanë kaluar dy trenat…

Në Shqipëri një kriminel i sapoliruar, Dan Hutra, që kish vrarë gruan në vitin 2007, dënuar 15 vite (!!!), i liruar dy javë më parë, vret tri gra, plagos dy të tjera. Një krim i paralajmëruar, një dështim i pastër i sistemit të parandalimit të krimit, i sistemit të ruajtjes së jetëve të rrezikuara, apo sistemi i korrektimit social të të dënuarit. Por përgjegjësi morale, e sidomos politike, nuk mban askush.
Ministri i Brendshëm asnjë fjalë. Asnjë ndjesë…
Qartësisht këto dy tragjedi na sjellin dy botë, dy modele-ai grek, ku vendimi i ministrit Karamanlis, që merr përgjegjësinë morale dhe politike, edhe pse për një gabim njerëzor- dhe tjetri, qëndrimi i ministrit Çuçi, e i gjithë zinxhirit përgjegjës, që edhe pse ka dështuar sistemi, edhe pse kemi të bëjmë me një krim të paralajmëruar, një krim që duhej të ishte shmangur që me burgosjen përjetë të një vrasësi dhe dhunuesi, sërish nuk kemi asnjë përgjegjësi morale, e aq më pak, të mendojmë dorëheqjen.
Këto janë dy botë krejtësisht që i dallon morali. Si ministri Karamanlis gjenden në disa vende të botës, ku respektohet kodi moral i qeverisjes, përgjegjshmëria përpara qytetarëve. Ndërsa si Çuçi kemi fatkeqësisht dhjetra raste ku politika, qeveritarët, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ky është antishteti, tallja e hapur me qytetarët, ku vetëm jeta dhe siguria e tyre nuk përfillet.
Etiketa: Agim Bacitragjedi

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Para
‘Organizatat kriminale shqiptare raporte barazie me ato italiane’

'Organizatat kriminale shqiptare raporte barazie me ato italiane'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com