GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pimenta jep sinjale se ku mund të transferohet super-klienti i saj

10:51 - 03/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pimenta jep sinjale se ku mund të transferohet super-klienti i saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madridi është ëndërr për futbollistët, sipas Rafaela Pimentas. Për ata që nuk e kanë idenë, Pimenta është agjentja e futbollistit norvegjez të Manchester City, Erling Braut Håland.

Håland, 22 vjeç, ka gëzuar një fillim shumë frytdhënës me “Citizens”, duke shënuar 27 gola në Premier League në sezonin e tij debutues, pas transferimit nga Borussia Dortmundi në verë.

Por në të kaluarën trajneri i tij Pep Guardiola ishte detyruar t’i mohonte lajmet e mediave se kontrata e sulmuesit të tij përmbante një klauzolë lirimi që ai t’i bashkohej Real Madridit në 2024.

“E kemi fokusin në Premier League, pastaj vjen Real Madridi. Ata kanë diçka speciale e cila është edhe ëndërr për lojtarët”, u shpreh Pimenta.

“Madridi po e vazhdon magjinë. Ata nuk i kanë objektiv ndeshjet në kampionat, ata e kanë synimin në UEFA Champions League”, shtoi ajo.

Gjiganti spanjoll e ka fituar trofeun e madh europian, pesë herë që prej vitit 2014 (14 herë në total) me titullin e fundit që erdhi dhe falë fitores në gjysmëfinale ndaj Manchester City.

Avokatja braziliane Pimenta ishte partnere në biznes me super menaxherin italian Mino Raiola dhe e mori përsipër udhëheqjen e agjencisë menjëherë pas vdekjes së tij në prill të vitit të kaluar.

Duke folur në një samit të futbollit në Londër, ajo tha se sulmuesi norvegjez Erling Håland kishte kërkuar t’i bashkohej Cityt në mënyrë që të punonte me Guardiolën, për shkak se Kampionatin Anglez e shihte si tërheqës dhe për faktin se babai i tij Alfie kishte luajtur për Cityn.

 

Pimenta shtoi se ajo dhe lojtarët e saj gjithmonë përpiqen ta bëjnë një plan se si duan që karriera e lojtarit të shkojë.

“Ne duhet ta bëjmë një plan, ne duhet ta kemi një synim. Mbase nuk e përmbushim, por nëse nuk e dimë se ku po shkojmë, atëherë natyrisht se nuk do të arrijmë atje”, theksoi ajo.

Etiketa: cityHalandPimentaReal MadridSport

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Vula e PD-së/ “Blindohet” Gjykata e Apelit, mbërrijnë 3 gjyqtarët

Vula e PD-së/ "Blindohet" Gjykata e Apelit, mbërrijnë 3 gjyqtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com