GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i Apelit, thirrja e Berishës për anëtarët e simpatizantët

19:57 - 03/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Do t’ja numërojmë Ramës të gjitha veprimtaritë mafioze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha e quajti vendimin e sotëm të Apelit, “të shkruar në zyrën e Edi Ramës”.

Gjatë një konference për mediat pas vendimit që në thelb i jep Enkelejd Alibeajt vulën e PD-së, Berisha bëri një apel për simpatizantët dhe anëtarët e PD-së.

“Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur  kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në.  Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë”, theksoi Berisha.

Më tej, shtoi:

“Në procesin e sotëm dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, një vendim legjitim, vetëm e vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike”.

“Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor, me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë.  Në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar sot në shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni”, deklaroi.

Apeli

“Unë kam besim të madh, se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh, të diktosh me tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të parapërgatitur në zyrat e tua, mban të gjithë përgjegjësinë dhe dëshmon se je njëlloj si baba yt biologjik, daja yt biologjik, një xhelat i të vërtetave, normave demokratike, lirisë, dhe meriton çdo ndëshkim. PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme. Faleminderit shumë“, përfundoi ai.

Etiketa: Kryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Laborator për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lezhës jep vendimin për vëllain e këngëtares
Aktualitet

Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin

14:30 - 23/01/26
Dy shtetase dhunojnë  policen në hyrje të komisariatit, procedohet penalish
Aktualitet

Dy shtetase dhunojnë policen në hyrje të komisariatit, procedohet penalish

14:30 - 23/01/26
Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së
Aktualitet

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së

14:10 - 23/01/26
Para
Rimori vulën, zbardhet lëvizja e radhës e Alibeajt

Rimori vulën, zbardhet lëvizja e radhës e Alibeajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Laborator për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lezhës jep vendimin për vëllain e këngëtares
Aktualitet

Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin

14:30 - 23/01/26

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas një sherri të ndodhur në...

Lexo më shumë
Dy shtetase dhunojnë  policen në hyrje të komisariatit, procedohet penalish

Dy shtetase dhunojnë policen në hyrje të komisariatit, procedohet penalish

14:30 - 23/01/26
Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së

14:10 - 23/01/26
Shantazhi, 750 euro në këmbim të mospublikimit të fotove personale, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Nën kërcënimin e armës lodër, vodhën xhiron ditore në dy karburante (EMRAT)

13:50 - 23/01/26
“e-Albania”, si në “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej tre ditësh

“e-Albania”, si në “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej tre ditësh

13:36 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com