GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!

16:35 - 06/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti – Nëpër vendbanimet e ‘Shqipërive’ tona shumëçka mungon dhe nga dita në ditë rritet varfëria dhe pashpresa. Me çka zvogëlohet numri i të rinjve dhe shtohet numri i shtëpive të mbetura shkretë. Siç rritet edhe hapësira për qentë endacakë, të cilët aq shumë janë shumuar dhe egërsuar sa të duket se edhe ato i ka përfshirë epidemia e grindjeve ndërpartiake.

Dhe kështu, për shembull, në Shqipëri, nuk ka gjykata për ta ndaluar rrënimin e Teatrit Kombëtarë, apo për t’i dënuar hajdutët e kriminelët me kollare të politikanit, por ka gjykatës që e dinë se kujt i takon partia dhe, që vulat e emblemën partiake, ua japin budallenjve që besojnë se ato janë si hekur i nxehtë, me të cilin mund t’i shënosh votuesit tu si bariu delet e veta.

Edhe Kosovën vazhdojnë ta braktisin të rinjtë, por asaj i mbeten besnik pushtetarët dhe opozitarët. Opozitarët që sillen thuajse bisedimet me Beogradin kanë filluar me ardhjen e VV në pushtet dhe se, marrëveshjen për ‘Asociacionin e Komunave Serbe’ e ka nënshkruar Kryeministri i sotëm i vendit e jo ata të deridjeshmit që nuk ndërtonin Kosovë për banorët e saj, por vila e shtëpi luksoze për vetveten, ata që e gjetën se cili është emri i lirisë, por duke e harruar mbiemrin e saj – popullin!

Pra, Kosovës i pakësohet rinia, por i shtohen opozitarët që të lënë përshtypjen se më shumë e dëshirojnë dështimin e Kryeministrit të vendit të tyre se sa atë të Vuçiqit, që e ndjellin dështimin e liderit të VV-së, që jo se nuk bënë gabime, por të cilit i ka rënë në hise ta pastrojë plehun politik që kanë lënë pas vete drejtuesit e mëparshëm të shtetit, të cilët sot shtiren se nuk e dinë as çka ka ndodhur, e as çka do të ndodhë, por të cilët që tani e kanë të qartë se do u pëlqejë e kundrat e asaj që do nënshkruajë kundërshtari i tyre politik – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, për ata nuk ka çka të thuhet dhe është mëkat për çka do qoftë t’i akuzosh e fajësosh. Sepse, duke e pasur mëmëdhe Shqipërinë e atdhe Kosovën, ata thuajse nuk kanë si ta shmangin as rrugaçërinë politike, e as vasalitetit politik ndaj partive maqedonase. Dhe ata mund të veprojnë politikisht si të duan, e të mos e turpërojnë shqiptarinë aq sa deputet e Kuvendit të Shqipërisë.

Po pra, nga vendbanimet tona për çdo ditë nisen autobusët që e shpërndajnë rininë shqiptare nëpër metropolet e Perëndimit. Me çka ua rrisin numrin vendeve të Evropës dhe e pakësojnë numrin e shqiptarëve nëpër ‘Shqipëritë’ tona. Dhe ata nuk e braktisin vendlindjen pse i frikësohen skamjes, por pse nuk duan të ndjehen si bajgë e tharë të cilën e ka marrë me vete lumi i krimit dhe i marrëzisë së këtushme politike.

Etiketa: Kim Mehmeti

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Emri/ Me 10 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Angli

Emri/ Me 10 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë
Breaking Views

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

21:40 - 26/03/26

Shqipëria luan “finalen” e parë për t’u kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre...

Lexo më shumë
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

20:57 - 26/03/26
Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit

19:34 - 26/03/26
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

19:25 - 26/03/26
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com