GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Yamaha letër ‘prekëse’ për Valentino Rosin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Yamaha letër ‘prekëse’ për Valentino Rosin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Valentino Rosi zhvilloi performancën e fundit në Moto Gp të dielën në Valencia. Fundi i një epoke që ka shkruar historinë me gërma të arta në historinë e motoçiklizmit. Yamaha ka vendosur të nderojë “doktorin” me një letër speciale pasi Rosi ka qenë prej 16 vitesh pjesë e kësaj skuadre.

“E kujtoj të shtunën e 24 janarit 2004, si të ishte dje. Takimi ynë i parë në Malajzi. E prisja një si ty prej kaq shumë kohësh. Isha nervoz, po ka qenë një dashuri me shikim të parë për të dy. E kuptova menjëherë që lidhja jonë do të ishte diçka vërtet speciale. Kemi pasur atë shkëndijën e papërsëritshme dhe të gjitha pjesët e pazëllit u ribashkuan.

Kemi fituar katër tituj botërorë në Moto GP dhe kemi bërë 56 gara bashkë. U kemi dhuruar gëzim miliona njerëzve në mbarë botën dhe kemi krijuar kujtime që nuk do të shuhen kurrë. Kemi bërë historinë, sepse kemi punuar së bashku dhe kemi nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri. Më riktheve përsëri të fortë.

Më dhe respekt përsëri. Më bëre të dashuroj përsëri. Vetëm ti, Valentino, e kishe fuqinë ta bëje. Kemi përjetuar shumë aventura të papërsëritshme. Kemi udhëtimet tona speciale në Laguna Seka 2008 dhe Katalonjë 2009. Askush nuk ishte si ne në ato ditë, apo jo? Edhe në Asen 2009 kur të ndihmova të fitoje garën e 100-të. Ishte magjike!

Të kam shoqëruar për 16 vite në karrierën tënde të pabesueshme. Por edhe ti më ke pasur në zemër. Nga Muxhelo në Motegi, nga Silverston në Sepang dhe nga Barcelona në Buriram. Gjithnjë kemi dhënë gjithçka për njëri-tjetrin. Një thesar i çmuar mbeten edhe diskutimet që kemi pasur në radhën e nisjes. Ishim unë dhe ti kundër të gjithë botës. Ti dhe unë kishim moton ‘Ose garojmë, ose vdesim’. Por, për fat të keq, edhe historitë më të bukura të dashurisë përfundojnë. Valentino, je pjesë imja. Pjesë e historisë sime.

Historia jonë është një lidhje vërtet speciale dhe do të më mungosh më shumë sesa mund ta imagjinosh. Faleminderit Valentino. Me dashuri, Yamaha jote M1″, është letra e skuadrës.

Etiketa: MotoGPSport

Lajme të lidhura

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave
Sport

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen
Sport

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme
Sport

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
Para
Meta i përgjigjet Bashës: Ka katër gabime madhore, ka ardhur koha t’i marrë përgjegjësitë

Meta i përgjigjet Bashës: Ka katër gabime madhore, ka ardhur koha t’i marrë përgjegjësitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste...

Lexo më shumë
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com