Talente, me shumicë madje me Álvaro Arbeloan si argjendar. “Nuk e di nëse do të kem ndonjëherë një ekip si ky. Ata janë të uritur për t’u përmirësuar. Kur hyjnë në fushë e ndjejnë se janë më të mirët në botë, por e dinë se çdokush mund t’i mundë. Nëse i shtohet edhe talenti që kanë, për mua janë një ekip i pakrahasueshëm”.
Arbeloa thurri elozhe për djemtë e tij pasi fitoi Kupën e Mbretit të të rinjve (e 16-ta në historinë e Real Madridit) këtë të shtunë. Një sukses ku presioni shumë i madh për triumf nuk ka ishte faktor negativ. Një finale e vuajtur ndaj Almerías (2-1) për shkak të një gabimi të Piñeiro që nuk “errëson” epërsinë e një skuadre të pamposhtur këtë sezon, me një mesatare gola +104 gola dhe me Ligën e të rinjve në horizont.
Pol Fortuny dhe Manuel Ángel ishin golashënuesit në duelin për titull, Nico Paz ai që orkestroi triumfin në gjysmëfinale ndaj Athletic, por lista e diamanteve që bashkon ky Juvenil A shkon shumë më tej… E ardhmja së shpejti të jetë i konjuguar në të tashmen.
Nico Paz (18 vjeç)
Pa asnjë dyshim, “Xhevahiri i Kurorës”. Një futbollist ndryshe me talent të jashtëzakonshëm. Nëse Scaloni e thirri atë me Argjentinën A, vetëm 17 vjeç, kjo është për një arsye, që Nico të mos ndihej i tunduar nga shtetësia e tij e dyfishtë.
Ai ka lindur në Tenerife dhe tani shkëlqen në La Fábrica. I gjithanshëm, i aftë për të luajtur në krah apo si “numër 10”, pozicioni që i përshtatet më së miri. Me vizion loje të një futbollisti elitar, vertikalizimet për shokët në kërkim të zonës rivale janë një nga armët e tij më të mëdha.
Ai tashmë është në orbitën e Castilla-s (Real Madrid B) së Raul Gonzalez dhe UEFA Youth League është vitrina e tij. Me 5 gola në 6 ndeshje, ai është lider në rrugën drejt triumfit në Champions League-n e të rinjve.
Ai shënoi në gjysmëfinalen e Kupës dhe këtë vit ka realizuar 9 gola në 22 ndeshje ndërmjet paraqitjeve të tij me ekipin e Arbeloa-s dhe Raul-it.
Manuel Angel (18 vjeç)
Kapiten, MVP i Kupës dhe metronom. Manuel Ángel është një mesfushor me komandim të ritmit të lojës dhe një driblim të shkurtër sensacional, i nxitur nga trajtimi i mirë i të dy këmbëve.
Madridi lëviz me melodinë e vendosur nga Manuel Ángel.
“Ai është një futbollist që bën diferencën. Më pëlqen mënyra se si ai drejton dhe luan”. Kjo është përmbledhja e Arbeloa-s për një futbollist që pritet të jetë pjesë e Castilla-s së shpejti.
Inkursioni i tij e mirë në zonën rivale, siç tregoi në finalen e kupës, është një tjetër nga virtytet e tij të mëdha. Ai tashmë ka grumbulluar një duzinë gola këtë sezon në 33 ndeshjet që ka luajtur. Dirigjenti që e bën orkestrën të jetë perfektë në çdo notë.
Pol Fortuny (18 vjeç)
Mënyra më e mirë për të festuar një ditëlindjen. Fortuny, ka fikur të 18 qirinjtë, duke shënuar golin që zhbllokoi finalen kundër Almerías. Në Youth League, ai shënoi një gol që nisi “remontadën” kundër Leipzig për të shtruar rrugën për në çerekfinale. Dhe pikërisht kjo marrëdhënie e mirë me portën rivale është konstante në futbollin e Polit.
Mëngjërash puro, ai është mësuar të luajë në krahun e kundërt për të përmirësuar finalizimin e tij si dhe pasimin final. Futbollist që na risjell në memorie David Silvën për lëvizjet e tij dhe që sapo ka debutuar me U-19. 12 gola, 4 asistime dhe aftësia për të zgjidhur situatat e komplikuara në mënyrë inteligjente janë virtytet që e dallojnë nga pjesa tjetër.
Cesar Palacios (18 vjeç)
Çdo ditë më shumë sulmues e më pak mesfushor. César Palacios, megjithëse në fillimet e tij ishte i vendosur më prapa në fushë, ai është mësuar të luajë në shumë zona nga pozicioni i krahut të majtë dhe mirëkuptimi i tij me Fortuny dhe Gonzalo është një nga faktorët që e bën Juvenil A të frikshëm.
Në Youth League, ai është bashkëkryesues për çmimin e golashënuesit më të mirë, me Nico Paz (të dy me 5) dhe shifrat e tij rriten në 17 gola kur shtohen Kupa e Mbretit dhe ndeshjet e kampionatit. Me aftësinë për të finalizuar me të dyja këmbët, Palacios është një sulmues i omniprezent, i shpejtë dhe teknikisht i talentuar.
Ndjenja e tij e jashtëzakonshme e nuhatjes së golit lavdërohet gjithashtu nga RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit). Në miqësoret e fundit kundër Norvegjisë, ai bëri diferencën në të dy duelet.
Gonzalo Garcia (18 vjeç)
Shtiza e tretë e tridentit dhe më vrasësi nga të tre. Gonzalo është numri 9 më prolifik i Arbeloa-s. Disa herë “9 false”, pasi shkëmbimi i pozicioneve veçanërisht me Palacios është konstant, por lëviz si hije brenda zonës. Djathtas, shumë luftarak dhe mbi të gjitha golashënues.
Parapëlqen gjithashtu goditjet nga distanca të largëta, gjë, që e bën të provojë rregullisht fatin. 23 gola në të gjitha garat, në Division de Honor janë siguri e lartë (19 gola dhe 19 ndeshje). Gjithashtu i rregullt në U-19 si dhe te Real Madrid Castilla, ku ka luajtur katër ndeshje këtë sezon.
Chema (17 vjeç)
Pjesë e repartit të mesfushës të Juvenil A, Chema Andrés, një nga më të rinjtë në klasë, siguron ekuilibër, kompensim dhe ankorim në qendrën e fushës. Chema është një “numër 5” shumë i gjatë (1.90 m), i krahasuar me Sergio Busquets si fizikisht ashtu edhe për mënyrën e të luajturit, ai është një nga “sytë e djathtë” të Arbeloas.
I stërvitur për të luajtur si “pivot” i vetëm falë pozicionimit të tij të mirë, leximit të lojës dhe aftësive mbrojtëse. Organizon, këshillon shokët e skuadrës dhe tregon shumë personalitet.
Jo më kot, ai u promovua nga Juvenil B te Juvenil A, kur filloi sezoni për të qenë një futbollist i panegociueshëm për trajnerin e tij në La Fábrica si dhe në kombëtaren U-18 të Spanjës.
Jacobo (18 vjeç)
Një mesfushor me tipare mbrojtëse (ose pivot), si Çema. Jacobo dhe 195 centimetrat e tij bien në sy në shikim të parë, por jo vetëm për shkak të bollëkut të tij fizik.
Jacobo Ramón është gjithashtu një qendërmbrojtës, rritja futbollistike e të cilit në vitin e fundit ka qenë e dukshme. Një titan në situatat e goditjeve standarte, por Jacobo është shumë më tepër.
Shumë i sigurt në duelet një kundër një, një fakt që e lejon atë të mbizotërojë në shumicën e dueleve kundër sulmuesve rivalë, dhe i shpejtë në ndërhyrje falë hapit të tij gjigand. Në një ekip kaq të prirur për futboll sulmues, nuk është e lehtë të mbrosh portën tënde dhe Jacobo ka treguar që është i përgatitur për këtë punë.
Yusi (17 vjeç)
Produkti i radhës, nga “kategoria e famshme”, mbrojtës të majtë, të, akademisë së Realit të Madridit. Miguel Gutiérrez është tashmë në Kategorinë e Parë, Rafel Obrador në Castilla dhe Yusi është sprinteri i Arbeloas në Juvenil A.
Në Kupën e Mbretit ai dha një recital të vërtetë sulmues me zbritje të vazhdueshme dhe i dha asistin Fortuny-t për të “hapur kanaçen” në finale. Në Youth League ai ka rol dytësor në momentin kur Obrador grumbullohet, por Yusi Enríquez dogji etapat me të njëjtën shpejtësi me të cilën u bashkua me grupin.
Shtetësia e tij e dyfishtë do t’i lejojë atij të zgjedhë Marokun ose Spanjën në të ardhmen, por tani për tani RFEF e ka fituar betejën (ai është i rregullt në U-17). Bazikisht, një “thikë”.
Gazeta AS
Discussion about this post