GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zgjedhjet në Mal të Zi, ja çfarë tregojnë exit poll-et

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Zgjedhjet në Mal të Zi, ja çfarë tregojnë exit poll-et
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Mal të Zi u zhvilluan zgjedhjet presidenciale dhe qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00 të mbrëmjes.

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit, Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT) ka publikuar shifrat ekzakte të pjesëmarrjes, që deri në mbrëmje ishte 63.6% ose rreth 344.700 votues, rreth 12.5% më pak se në zgjedhjet e vitit 2020.

Ndërkohë, sipas parashikimeve paraprake të rezultateve, të publikuara nga CeMI, kandidati për president i DPS-së Milo Gjukanoviç ka arritur të fitojë 36.6% të votave, bazuar në 46.2 përqind të mostrës së përpunuar.

Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.

Rivali i Gjukanoviç, kandidati i Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Milatoviç fitoi 26,8%, “Fronti Demokratik” me Andrija Mandiç 20% të votave dhe partia “Mali i Zi Demokratik” me Aleksa Beçiç candidate ka arritur të marrë 11,7% të votave.

Sakaq, kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8 përqind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.3 përqind dhe influencuesi Jovan Radulović Jodžir 0.8 përqind.

Kujtojmë se nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill.

Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave.

Analistët kishin paralajmëruar se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill, nëse të dielën asnjëri prej kandidatëve nuk fiton mbi 50 për qind të votave.

Etiketa: Kryesore1Mal u ZiZgjedhje

Lajme të lidhura

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Para
Renditja e UEFA-s, kryesojnë Bayern e City, ngjitet Roma

Renditja e UEFA-s, kryesojnë Bayern e City, ngjitet Roma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i ka vendosur ultimatum institucioneve përgjegjëse për zhbllokimin e pagave të...

Lexo më shumë
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com