GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zbulohet prapaskena në lidhje me “gjarprin” e Augsburgut

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet prapaskena në lidhje me “gjarprin” e Augsburgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që në Kosovë nuk kanë mbetur të kënaqur nga injorimi që Mërgim Berisha i ka bërë kombëtares së shtetit të ri ballkanik kjo nuk është mister, shumë tifozë kanë nxituar ta etiketojnë deri “gjarpër”. Ky epitet duket i ekzagjeruar por nëse zbulon prapaskenat në imtësi, nuk ke si t’i kritikosh tifozët e Kosovës.

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka zbuluar se Mërgim Berisha e kishte pranuar thirrjen e Kosovës më 2019, para se të vendoste të luante për Gjermaninë U21.

Kosova ka mbi katër vite që e pret Berishën, i cili ishte në Prishtinë edhe para disa muajve dhe bisedoi me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës për mundësinë për të luajtur për dardanët.

Megjithatë, ai e mori thirrjen e shumëpritur nga Gjermania javën e kaluar dhe e pranoi me kënaqësi.

I pyetur të hënën në një konferencë për media rreth çështjes Berisha, Shala tha: “Mërgim Berishën po e presim që katër vite. Mërgim Berisha e ka konfirmuar ardhjen në tetor të vitit 2019. Në atë kohë ai vendosi pastaj të shkojë të Gjermania U21. Ne patëm vendosur ta mirëkuptonim dhe presim atë që ta përfundojë karrierën me U21 dhe pastaj të vij tek ne”.

Ai e akuzoi Berishën se e përdori Kosovën së fundmi për të rritur presionin ndaj Gjermanisë.

“Atij madje patëm nisur t’i bëjmë patentën. Si Berisha edhe të tjerët po e përdorin Kosovën për ta rritur presionin ndaj Kombëtares për të cilën duan të luajnë”, shtoi ai.

Berisha, i lindur në Bavari nga prindër kosovarë të Suharekës, e kishte lënë pezull thirrjen e atdheut për shumë vite në pritje të një feste nga Kombëtarja e Gjermanisë, raporton Nacionale.

Dhe dëshira e tij u plotësuar të premten kur Flick e përfshiu atë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të Gjermanisë në muajin mars.

Gjermani përballet me Perunë më 25 mars në miqësoren e parë, e pastaj me Belgjikën më 28 mars në miqësoren e dytë.

Berisha, i huazuar në Augsburg nga klubi turk për këtë sezon, është duke shkëlqyer me tetë gola dhe katër asiste në Bundesligë.

Në një intervistë për “Br24sport” para dy javëve, Berisha sërish e pranoi se ishte duke e pritur Gjermaninë, pavarësisht se ishte dëshpëruar që nuk ishte thirrur për Kupën e Botës 2022 në Katar.

“Nuk do ta kisha probleme ta shtyjë datën (e dasmës)”, tha Berisha duke qeshur ai pasi u pyet lidhur me një ftesë të mundshme nga Hansi Flick për Kampionatin Evropian verën e ardhshme.

Berisha ka qenë pjesë e Gjermanisë U21 – duke i bërë 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që prej se u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar – por asnjëherë nuk ka marrë ftesë për ekipin A kombëtar.

 

Etiketa: berishaSport

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Luizi kërcënon me largimin e tij nga BB VIP nëse…

Fondacioni për Luizin, ja sa para janë mbledhur. Kush është donacioni më i madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com