GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi 3.3 mld lekë/ Dalin lidhjet e Leftër Allës me Aqif Koneshën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhëna të reja sa i përket arrestimin mbrëmjen e kaluar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhëna të reja sa i përket arrestimin mbrëmjen e kaluar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga dosja hetimore në ngarkim të kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, zyrtarëve të tjerë të pushtit vendor dhe biznesmenëve të përfshirë në tenderin prej rreth 3.3 mld lekësh të vjetra, zbardhen detaje që kompromentojnë palët sipas SPAK.

Mësohet se SPAK ka arritur të dokumentojë lidhjet e kryetarit të Bashkisë së Lefter Alla me admiministratorin e kompanisë fituese të tenderit të ujësjellësit Aqif Konesha. SPAK ka ndjekur metoda të ndryshme hetimore përfshirë edhe gjurmimin në terren, ku konstaton shoqërimin e Lefter Allës me Aqif Koneshën.

Gjithashtu, Alla ka të regjistruar në sistemin TIMS, të paktën dy dalje nga territori shqiptar me automjetet e kompanisë së biznesmenit.

Nga kqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohet që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH.

Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administratori i subjektit tregtar “2 AF ALBANIA GROUP””, thuhet ne dosje.

Në datën 03.03.2022, ora 10.20′ konstatohen dy punëtorë të firmës “2 AF ALBANIA GRUP”, duke punuar në rrugë tek Shëtitorja e Bulqizës.

Ora 10.30′ konstatohen te Shëtitorja e Bulqizës në afërsi të spitalit, duke kryer punime në lëvizje, një pjesë të ndaluara, automjeti tip Mercedes Benc ngjyra vishnje, me targa AA 316 DI, një automjet “Varisk” ngjyra e verdhë, një automjet tip “Kamionçin” ngjyrë e bardhë, me targa AA 604 DM, dhe automjeti tip “Citroen”, ngjyra gri, me targa AA 901 RX, në lëvizje, si dhe disa tuba betoni, dhe shtylla betoni. Konstatohet shtetasi Alban Konesha (vëllai i shtetasit Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX

Ora 16.20′ konstatohet shtetasi Lefter Alla, të dali nga Bashkia Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimin “Vip Beer”.

Ora 16.39′ konstatohet shtetasi Aqif Konesha, i cili vjen me automjetin tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa me targa AA 594 ZF, zbret nga automjeti dhe hyn te bar “Vip Beer”.

Ora 16.42′ dalin nga bar “Vip Beer”, shtetasi Aqif Konesha, së bashku me shtetasin Lefter Alla, shtetasi Aqif Konesha hipën në drejtim të automjetit tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa AA 594 ZF, kurse shtetasi Lefter Alla, hipën në sediljen e parë të automjetit. Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Qafës së Buallit ku ndalojnë, në automjet hipën në sediljen e pasme të automjetit shtetasi Alban Konesha, vazhdojnë lëvizjen në një rrugë të dytësore me çakull, dhe më pas hyjnë në një tunel, në Qafë të Buallit.

 

 

Etiketa: AllakoneshaKryesore1tender

Lajme të lidhura

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit
Aktualitet

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Para
Trafikonte kokainë në Europë, dënohet 9 vjet burg Jetmir Kastrati

Trafikonte kokainë në Europë, dënohet 9 vjet burg Jetmir Kastrati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht mëngjesin e sotëm. Ai është Flamur...

Lexo më shumë
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet