GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rama përqendrohet te bastet gjatë ceremonisë së dekorimeve

12:35 - 28/03/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama përqendrohet te bastet gjatë ceremonisë së dekorimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme duke u shpallur kampionë bote dhe Evrope.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me ‘yllin e mirënjohjes publike’ peshëngritësit Briken Calja, Erkand Qerimaj, mundësin Zelimkhan Abakarov, skiatoren Lara Colturi, bilardisti Eklent Kaçi, boksieri Alban Beqiri, Genta Beqja kampione bodybuilding.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë më shumë foli për rihapjen e basteve online sesa për punën e 7 sportistëve. Ai tha se të ardhurat nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë.

 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Kemi parë bashkë me kryetarin e komitetit olimpik, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë evropian sa i përket mbështetjes financiare.

Padiskutim jemi të parët në rajon, në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk.

Do të japim mundësinë për stërvitjen në ato parametra siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje. Tjetra është që së shpejti do të kalojmë më në fund për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik, ligjin për aktivitetet e basteve online.”

 

Po si do të funksionojë?

“Do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh që siç ka treguar eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim por asnjë vend, përfshirë ato me kontroll të madh autoritarist.

Në vend që të mbetet një aktivitet jo formal, të kthehet i formalizuar ku të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët për të gjitha aspektet dhe ku sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë.

Ndryshe nga më parë, e kemi përcaktuar në ligj nuk mund të merren për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë por do të jenë të fokusuara vetëm këtu.

Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e kësaj industrie dhe do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria dhe federata dhe për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe nevojave të federatave sportive, të sektorit të kulturës, të grupeve të ndryshme që janë të interesuar për projekte kulturore.”.

 

Ndërkohë, në fjalën e tij kreu i KOKSH, Fidel Ylli ka kërkuar më shumë suport financiar, teksa i ka përmendur kreut të qeverisë hapjen e basteve online.

“Vitin tjetër kemi Olimpiadën e Parisit. Nëse vjen projektbuxheti i basteve, ne nuk do shtrijmë dorën vetëm te qeveria.

Duhet të rrisim buxhetin e sportit elitar. Ashtu si ekipet sportive në shkolla ku kemi buxhet 5 milionë dollarë, na duhet ndihmë edhe në basketboll dhe volejboll.

Po bëjmë disa trajnime për fëmijët në këto dy sporte.

Të largojmë të rinjtë nga veset dhe të fokusohemi te palestrat. Falënderoj kryeministrin por kemi ende nevojë për ndihmë”, tha Fidel Ylli mes të tjerash.

Etiketa: ceremonia e dekorimit te sportisteveligji i basteveRamaSport

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Meta dhuron gjak, i bën thirrje rinisë të bëhen vullnetarë

Meta dhuron gjak, i bën thirrje rinisë të bëhen vullnetarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com