GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk dorëzohet Zlatan, mund të luajë vitin tjetër te skuadra e mikut të tij

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk dorëzohet Zlatan, mund të luajë vitin tjetër te skuadra e mikut të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga skuadra e Milanit në fund të sezonit dhe sipas mediave italiane, ai mund të vazhdojë karrierën te Monza.

Skuadra në të cilën drejtor është Adriano Galliani, me të cilin Ibrahimovic njihet prej vitesh dhe me të cilin ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë dhe korrekte, pothuajse me siguri do të luajë sërish sezonin e ardhshëm në mesin e më të mirëve në Itali.

Në këtë drejtim, ata po planifikojnë të sjellin në radhët e tyre sulmuesin suedez dhe gjithashtu të forcojnë ekipin dhe ndoshta të përpiqen të ndërhyjnë në luftën për Evropën.

Ibrahimovic së fundmi u bë golashënuesi më i vjetër në Serie A me një gol nga penalltia kundër Udineses, ndërsa golin e shënoi kur ishte 41 vjeç e 166 ditë.

Më parë, rekordin e mbante Alessandro Costacurta, i cili hyri në listën e golashënuesve kur ishte 41 vjeç e 25 ditë, në maj 2007.

Futbollisti fenomenal 41-vjeçar nuk e humb asnjëherë motivimin kur bëhet fjalë për këtë sport dhe rikujtojmë se është bërë sërish anëtar i kombëtares suedeze.

“Me siguri po pyesni veten se çfarë jam duke bërë këtu. Nëse mendoni se jam budalla, sepse jam këtu, jam 41 vjeç dhe luaj në ekipin kombëtar.

Por prisni derisa të jeni afër fundit atëherë do të kuptoni gjithçka që po bëj tani dhe do të filloni të keni panik. Nuk do të doni të ndaleni, me çdo kusht do të dëshironi të vazhdoni,” shpjegoi Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni dhe kujtojmë se klubi nuk e ka regjistruar për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, që mund të jetë një nga arsyet pse ai dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.

Etiketa: FutbollItaliSportZlatan Ibrahimovic

Lajme të lidhura

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Duka: Zhvillim i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Duka: Zhvillim i rëndësishëm për futbollin shqiptar

11:10 - 14/10/26
Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

10:43 - 14/10/26
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin
Breaking Views

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Para
Sulmi në TCH, makina e autorëve pësoi defekt

Sulmi në TCH, makina e autorëve pësoi defekt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron disa vajza, njëra prej tyre: Po protestoja paqësisht!
Aktualitet

Policia shoqëron disa vajza, njëra prej tyre: Po protestoja paqësisht!

13:06 - 14/10/26

Po vijojnë shoqërimet masive të protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Policia ka nisur aksionin për ndalimin e protestuesve, teksa në...

Lexo më shumë
“Polici kafshërore, dhunoi protestuesit”/ Berisha: Dhuna me urdhër të Ramës

“Polici kafshërore, dhunoi protestuesit”/ Berisha: Dhuna me urdhër të Ramës

12:55 - 14/10/26
‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret

‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret

12:43 - 14/10/26
Përplasje me policinë, FNSH ndërhyn me dhunë ndaj studentëve, fillojnë shoqërimet

Përplasje me policinë, FNSH ndërhyn me dhunë ndaj studentëve, fillojnë shoqërimet

12:34 - 14/10/26
Protesta/ Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit, tulla dhe sende të forta drejt godinës

Protesta/ Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit, tulla dhe sende të forta drejt godinës

12:28 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com