GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

KG i jep të drejtë, Fushë Kosova fiton ndeshjen 3-0

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
FFK dënon zhvillimin e aktiviteteve futbollistike serbe në RKS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka miratuar ankesën e KF Fushë Kosovës.

Ankesa ishte lidhur me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit në këtë ndeshje nga ana e klubit të Ulpianës.

Ulpiana e kishte fituar derbin ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 0:3, në kuadër të javës së 20-të në Grupin B të Ligës së Parë.

Por, te skuadra nga Lipjani u aktivizua Ardian Musliu, një futbollist që nuk kishte të drejtë aktivizimi shkaku i katër kartonëve të verdhë.

Kësisoj, Fushë Kosova tani ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0.

 

Njoftimi i plotë:

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të FFK-së, në përbërje: Abdyl Bellopoja – kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrarti-anëtarë, në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë: 04.04.2023, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 20-të të Ligës së Parë të Republikës së Kosovës – Grupi (B), si dhe të ankesës së ushtruar nga: Klubi i Futbollit “Fushë Kosova“ – nga Fushë Kosova, lidhur me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit në këtë ndeshje nga ana e Klubit të Futbollit “Ulpiana“ nga Lipjani, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, konform nenit 71 të Rregullores së Garave, me datë: 04.04.2023 mori këtë :

V E N D I M

Miratohet si e bazuar – ankesa e KF “Fushë Kosova“ dhe ndeshja e javës së 20-të e Ligës së Parë– Grupi (B) ndërmjet KF “Fushë Kosova” dhe KF “Ulpiana” e përfunduar me rezultat 0:3 në fushë për KF “Ulpiana“, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova”.

Arsyetim

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 04.04.2023 ,me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Fushë Kosova” – KF “Ulpiana“, e vlefshme për javën e 20-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi (B), konstatoi se KF “Fushë-Kosova” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes në këtë ndeshje të lojtarit të KF “Ulpiana“, Ardian Musliu –me nr. licence-2 dhe me ID-nr. 00174M97, për shkak se lojtari është aktivizuar pa të drejtë në lojë, pasi që paraprakisht në javën e 19 është ndëshkuar me kartonin e katërt të verdhë dhe ka pasur detyrim që javën e 20 të mos aktivizohet në lojë (të pushojë).

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se: Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71, paragrafi 1 të Rregullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën. Komisioni i Garave pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve ka vërtetuar se lojtari i lart theksuar ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë, në javën e 12,14,17,dhe 19 dhe pa të drejtë është aktivizuar në javën e 20-të, kështu që ka bërë shkelje të nenit 56. Paragrafi 1 të Propozicionit të Garave – Lojtari i ndëshkuar me katër (4) kartonë të verdhë, pushon automatikisht xhiron e radhës, prandaj ankesa e KF “Fushë Kosova” miratohet si e bazuar dhe ndeshja e javës së 20-të KF “Fushë Kosova” – KF “Ulpiana“ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv.

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë Komisionit të Apelit të FFK-së shkalla e dytë, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës të dërgimit në e-mailin zyrtar të klubit”. /Gazeta Express/

Etiketa: Fushe KosovaKosovaNdeshje e fituar ne tavolineSport

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë
Breaking Views

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Para
Bisedë e paautorizuar Rama-Dumani në Podcast-in ‘Flasim’!

Bisedë e paautorizuar Rama-Dumani në Podcast-in 'Flasim'!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com