Një banesë pranë shkollës 9 vjeçare “Ismail Qemali” në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Burime për gijotina.com bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, në përpjekje për të shuar flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa paraprakisht nuk dyshohet për të lënduar.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, një godinë dykatëshe në Tiranë u përfshi nga flakët në zonën e “Freskut”. Rasti në fjalë po hetohet, ndërsa dyshohet se shkak është bërë bombola e gazit.
Discussion about this post