GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Euro 2023/ Kosova akoma më pranë kualifikimit

18:12 - 07/04/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Euro 2023/ Kosova akoma më pranë kualifikimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e Kosovës për vajza U19 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin 3 për “Euro 2023” që po mbahet në Belfast të Irlandës së Veriut.

Pas fitores bindëse ndaj Qipros (4:0) të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, sot arritën të mposhtin Letoninë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Dardanet e reja e shënoi Lorita Islami, në minutën e nëntë.

Kosova e kryeson grupin me 6 pikë, derisa Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga 3 pikë.

Ndeshjen e fundit, Kosova e zhvillon kundër Irlandës së Veriut, më 10 prill. Në rast të fitores ose edhe barazimit, atëherë Dardanet U19 do ta sigurojnë pozitën e parë në grup dhe promovimin në Ligën A për fushatën e ardhshme kualifikuese.

Përzgjedhësja e Kosovës U19, Albina Rrahmani, pas ndeshjes deklaroi: “I kemi marrë ndeshjet një nga një dhe po mundohemi ta përmirësojmë lojën tonë aty ku ka më shumë nevojë, edhe pse kemi pak kohë në dispozicion. Fitorja e dytë na bën të lumtur.

Ishte një lojë e luftuar, por lojtaret tona u angazhuan shumë dhe në fund vendosi një gol nga ndërprerja. Tani jemi në një pozitë më të mirë sesa ekipet tjera në grup, por kjo nuk do të thotë që ne do të relaksohemi.

Tani së bashku me stafin jemi të fokusuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e fundit, ngase duam që ta mbyllim këtë turne me tri fitore dhe të promovohemi në një rang më lart për kualifikimet e ardhshme”. /Gazeta Express/

Etiketa: Kosova U-19Kualifikuese Euro 2023Sport

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Berisha e Meta bashkë në Vorë: Indrit Hoxha do urbanizojë zonën

Berisha e Meta bashkë në Vorë: Indrit Hoxha do urbanizojë zonën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com