Big Brother Vip Albania ka mbërthyer për më shumë se tre muaj të gjithë publikun shqiptar që ka ndjekur hap pas hapi çdo etapë të lojës së konkurrentëve. Por duket se pas më shumë se 100 ditësh publiku ka një lodhje nga strategjitë e ndjekura, por edhe spektakli që ndryshe nga edicionet e kaluara, ka pasur edhe disa risi për banorët e rinj dhe kohëzgjatjen e tij.
Hapi i parë që stepi publikun ishte rikthimi i ish banorëve fitues në edicionet e shkuara duke prodhuar një Deja vu përpara ekranit, që u përforcua edhe më shumë me rihyrjen e 4 ish banorëve të eliminuar në këtë edicion të BBV.
I gjithë spektakli është aktualisht i përqendruar vetëm te një personazh, Luiz Ejlli, por edhe te lidhja e dashurisë me Kiarën.
Në çdo primë krijohen situata për të mbajtur të mbërthyer publikun rreth këtyre dy personazheve duke lënë në hije banorët e tjerë në këtë format.
Po si qëndron e vërteta
Në ditët e fundit, Vip Magazine ka vënë re përhapjen e lajmeve të rreme nëpër portale që rrotullohen më shumë rreth këtyre dy personave.
Nisim me një bisedë të stisur mes Kiarës dhe Jurgenës, mikeshës së Luizit jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, me të cilën këngëtari është përfolur se ka pasur edhe një lidhje dashurie.
Në media u përhap me shpejtësi lajmi se Kiara e kishte takuar, e madje i kishte kërkuar asaj instagramin e Luizit.
Fotot e bisedave të publikuara në rrjet rezulton të jenë një montazh, e kjo verifikohet lehtësisht nga chati ku tregohet se vajzat nuk e ndjekin njëra tjetrën. Ajo që lë vend për dyshim është edhe mënyra si nis biseda mes dy vajzave që nuk njihen me njëra tjetrën dhe lënë menjëherë takim për kafe dhe i thonë njëra tjetrës “zemër”.
Biseda është hedhur poshtë edhe nga mikesha e ngushtë e Kiarës, Liesa e cila ka menaxhuar instagramin e moderatores gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.
Lajmi i dytë i rremë në lidhje me Kiarën lidhet me arsyen e prishjes së raportit të saj me Efin. Në disa portale është përhapur lajmi se Kiara ka pasur lidhje me këngëtarin Mozzik dhe ka qenë pikërisht ai molla e sherrit mes vajzave, duke qenë se Efi ka pasur një bashkëpunim me të pak javë më parë.
Por në fakt gjatë spektaklit, Mozzik ka qenë një mbështetës i Luizit. Dhe kush do ishte ai djalë që mbështeste të dashurin e vajzës me të cilën ai ka pasur një lidhje dashurie?
Media kanë aluduar për një takim mes Ronit dhe Kiarës në momentin kur kjo e fundit ka dalë nga shtëpia. Por Vip Magazine ka mësuar se gjatë daljes nga BBV, Kiara ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka dalë nga shtëpia, duke zgjedhur të qetësohet pranë familjarëve të saj.
Lajmi tjetër që po qarkullon në lidhje me çiftin, janë prodhuar nga një adresë në emër të motrës së Luiz Ejllit, Ina Ejlli. Një profil që prezantohet si motra e këngëtarit ka bërë shpesh bashkëbisedime me ndjekësit duke folur për mënyrën si e ka parë Kiarën dhe postime prekëse për babain e Luizit. Ndërkohë sot ajo ka postuar një foto ku duket se ka ardhur në aeroportin e Rinasit.
Por në të tre rastet postimet janë kontradiktore. Për më tepër, Vip Magazine verifikoi se Sokol Tahiri, kunati i Luizit i cili ka një profil në rrjetet sociale nuk e ndjek adresën në fjalë që prezantohet si motra e Luizit për të shtuar numrin e ndjekësve.
E gjithë kjo duket një luftë klikimesh në duke e padëmshme, por të gjithë këto lajme kanë ndikuar negativisht në figurën e dy lojtarëve të BBV, veçanërisht Kiarës e cila vihet vazhdimisht në qendër të komenteve negative qoftë për distancim nga Luizi, qoftë për afrimitet të tepërt me të./Korrieri.com/
Discussion about this post