GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mashtrimi i Veliajt me 1 mln pemët, PD bën gati padinë për SPAK

11:58 - 12/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtrimi i Veliajt me 1 mln pemët, PD bën gati padinë për SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike reagoi për mashtrimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me mbjelljen e 1 milion pemëve. Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja tha se po përgatitet një kallëzim penal, ndërsa tha se jo vetëm që nuk janë mbjellë 1 milion pemë, por është hequr një sipërfaqe e fondit pyjor në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Deklarata

Më datë 26 mars, kryetari i Bashkisë Tiranë, deklaroi se mbolli pemën e 1 miliontë në territorin e Tiranës.

Edhe sipas faqes zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit janë mbjellë 1 milion pemë në territorin e Tiranës.

Këtë refren mashtrimi dhe propagande vazhdojnë ta përsërisin nëpër media edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, pa treguar asnjë të dhënë konkrete se ku janë mbjellë këto 1 milion pemë.

Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Veliaj do kishte filluar të mbillte pemë, atij do t’i duhej të mbillte 342 pemë në ditë:

1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë

Për këtë arsye, përveç faktit se po përgatisim një kallëzim penal ndaj Veliajt dhe mashtruesve të tjerë rreth tij, ne i jemi drejtuar me një shkresë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit me pyetje që do të sqarojnë publikun lidhur me këtë mashtrim dhe vjedhje të radhës:

1- Sa fidanë janë prokuruar nga shtatori 2015 e vijim dhe cili është lloji i prokurimit lidhur me sasinë e fidanëve, me tender apo të drejtpërdrejtë?

2- Sa është sasia e fidanëve të mbjella nga shtator 2015 e vijim dhe sa është çmimi i blerjes për secilin prej llojeve të fidanëve të mbjellë apo në magazinë, dhe cilat janë subjektet fituese të këtyre prokurimeve?

3- Cili është inventari i mbjelljes së fidanëve sipas zonave?

4- Cila është sasia e evidentuar nga ju e pemëve të prera nga ndërtimet dhe cilat janë hapat e marrë nga ju për zëvendësimin e pemëve të prera?

5- Cila është mënyra e prokurimit të pemëve dekorative të mbjellë në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe çmimi i tyre për copë?

Nga investigimi i rastit në fjalë, pa hyrë në arsyetimin e ekspertëve të fushës, se nuk del sipërfaqja e Tiranës për këtë sasi pemësh, na rezulton se jo vetëm nuk janë mbjellë 1 milion pemë por me vendim të Këshillit Bashkiak është hequr sipërfaqja prej 1,442 m2 nga fondi pyjor publik, e shtrirë në ngastrën pyjore 43/a, të ekonomisë pyjore Krrabë-Gurrë, në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Sipas VKB-së Nr. 138, datë 23.12.2022, ngarkohet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për zbatimin e këtij vendimi, por nuk na sqarohet se:

1- Pse kjo sipërfaqe e konsiderueshme hiqet nga fondi pyjor publik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe sa pemë përfshin kjo sipërfaqe?

2- Kujt i kalon në pronësi ky fond pyjor dhe kush do jetë destinacioni i mëtejshëm i tij?

3- Cilat janë arsyet e këtij vendimi dhe sa vendime janë marrë me të njëjtin objekt?

Nëse bën një kontroll të thelluar të vendimeve të Këshillit Bashkiak me këtë objekt, gjen me qindra të tilla që lidhen me pronën publike dhe me këtë rast.

I bëjmë thirrje SPAK-ut të vrasë frikën ndaj kryebashkiaut të Tiranës e të fillojë hetimet për këtë rast e me radhë të tjerët që nga inceneratorët e deri te Teatri Kombëtar.

Faktet dhe veprat penale janë aty. Mjafton që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës për të cilën janë emëruar dhe që paguhen mjaftueshëm.

Etiketa: Kryesore1pemeSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Kreu i KQZ ka çelur tenderë me vlera mbi kufirin e lartë monetar dhe çdo prokurim është denoncuar për shkak të shkeljeve ligjore.

Denoncimi i tenderit 320 mln lekë për “dhomat e fshehtësisë”, ja si shpëtoi Celibashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com