GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Surprizon braziliani: Më kërkuan para për të luajtur në kombëtare

15:26 - 12/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Surprizon braziliani: Më kërkuan para për të luajtur në kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Henrique Guedes da Silva, i njohur si Catahna në botën e futbollit, thotë se zgjodhi të luante për Spanjën, pasi iu tha se duhej të paguante për të luajtur për Brazilin.

Ish-sulmuesi i Málagas, Salamancas apo Celta Vigos, pasi ka mbushur moshën 51-vjeçare, doli në pension në vitin 2017 dhe sot është trajner, herën e fundit në CD Nerja, në ligat e ulëta të Spanjës. I lindur në Recife të Brazilit, Catanha ka zhvilluar tre ndeshje për kombëtaren e Spanjës, të gjitha në vitin 2000.

“Hera e parë që mendova të luaja për kombëtaren, ishte kur luaja në Málaga. Ndjeva se mund ta bëja me Brazilin, ose Spanjën, varet se kush ma jepte këtë mundësi. Më pas, kur isha te Celta, pata mundësinë të luaja për Brazilin, por më thane se duhej të paguash për t’u grumbulluar.

Nuk e di kush më thirri, nuk e mbaj mend. Por ai më tha drejtpërdrejt: ‘Po të çoj në ekipin kombëtar të Brazilit, por duhet të më japësh diçka’. Ai ishte një ndërmjetës, apo diçka tjetër. I thashë që unë nuk paguaj”,- ka thënë ish-sulmuesi, në një intervistë për revistën Relevo.

Menjëherë pas këtij momenti, Catanha u thirr në kombëtaren spanjolle nga trajneri José Antonio Camacho. Ai e mori vendimin teksa luante te Celta Vigo dhe nuk është penduar asnjëherë, edhe pse nuk mori pjesë në një turne final.

“Spanja më dha punë, ushqim, këtu bëra miq. Kam një dashuri të madhe për spanjollët. E humba thirrjen për Kupën e Botës 2002, sepse nuk shënova në një ndeshje kundër Izraelit. I kisha të gjitha mjetet për të luajtur në Kupën e Botës, isha një nga golashënuesit më të mirë në kampionat atëherë”, tha Catanha.

“Ndonjëherë nuk kishim asgjë për të ngrënë!” Fëmijëria e Catanhas…

Catanha mbërriti për herë të parë në Evropë në vitin 1995 kur u transferua nga Belenenses. Ish-sulmuesi tregoi se si ishte jeta e tij në Brazil dhe se si të gjithë miqtë e tij të fëmijërisë ishin në telashe të mëdha.

“Shkova shumë, shumë pak në shkollë. Si shumë brazilianë, ne vëmë bast se do të bëhemi futbollistë, por e vërteta është se shumë pak ia dalin. Është shumë e vështirë. Imagjinoni që në Brazil jetoja në rrugë. Kam pasur ulje-ngritje. Kemi luajtur për para 2 kundër 2, ose 3 kundër 3.

Kam vënë bast që të fitoja diçka, nuk ishin ndeshje miqësore, apo me shaka. Unë isha më i vogli nga të gjithë. Isha 12 vjeç, por luaja me të rinj që ishin 18 ose 19 vjeç, ndihesha i fortë. Ndonjëherë luaja për të ngrënë, apo për t’u sjellë para prindërve në shtëpi”,- ka treguar braziliani, nëna e të cilit ishte kuzhiniere dhe babai i tij punonte në ndërtim.

“Miqtë e mi jetonin në një botë tjetër, në të cilën unë nuk hyra. Unë qëndrova me futbollin, por ata kishin probleme me drogën, më pas përfunduan duke vjedhur.  Ndonjëherë nuk kisha ushqim në shtëpi dhe dilja në rrugë për ta kërkuar. Por unë nuk shkova me miqtë e mi, nuk shkova kurrë, sepse kisha frikë. Sot shoh fëmijë që kanë gjithçka. Çizme, ushqim, para”,- thotë Catanha.

Etiketa: CatanhaFutbollisti brazilianSport

Lajme të lidhura

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë
Breaking Views

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Para
Kovacic: Ndaj Realit një ndeshje e vështirë, Modriç fenomen

Kovacic: Ndaj Realit një ndeshje e vështirë, Modriç fenomen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com