GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Në mes të Serbisë, zyrtarja e OKB-së e thotë hapur: Mohimi i gjenocidit, jo përparim i shoqërisë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Në mes të Serbisë, zyrtarja e OKB-së e thotë hapur: Mohimi i gjenocidit, jo përparim i shoqërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha për Radion Evropa e Lirë, Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.

Gjatë vizitës në Beograd, Nderitu tha se i takon elitave politike të shteteve që kanë përjetuar gjenocid që të vlerësojnë me saktësi të kaluarën dhe të pranojnë fajin, në mënyrë që të lejojnë brezat e rinj të shikojnë drejt së ardhmes.

“Përderisa ka një grup njerëzish me ndikim që mohojnë se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë ose që gjenocidi ka ndodhur në Ruanda ose e mohojnë Holokaustin, vazhdon të jetë shumë e vështirë për shoqërinë që të lëvizë përpara”, tha ajo.

“Ata, gjeneratat e reja, duhet të shikojnë nga e ardhmja dhe të mendojnë në mënyrë pozitive për të ardhmen”, tha Nderitu. Duke iu referuar muralit të komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, Ndaritu tha se një mural i tij nuk do të duhej të bëhej fare.

Mlladiq, 79 vjeç, kishte udhëhequr forcat serbe të Bosnjës në luftën në Bosnje në vitet 1992-95. Ai është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për vrasjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin lindor të Srebrenicës.

Mlladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Më 2017 ai kishte apeluar dënimin, por tribunali me seli në Hagë, në qershor të këtij viti, hodhi poshtë ankesën e tij.

Por, shumë persona në Serbi ende e shohin Mlladiqin si hero të luftës, dhe një mural me portretin e tij, që u shfaq një muaj më parë në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, ka nxitur tensionet ndërmjet mbështetësve të tij dhe personave që e kundërshtojnë atë. Që atëherë, murali është ngjyrosur disa herë, por shpejt është kthyer në gjendjen origjinale.

“Mendoj se murali i dha vëmendje Serbisë, por për arsye të gabuara”, tha Nderitu.

“Pse dikush do të dëshironte ta kishte atë mural? Ne duhet të shkojmë përtej dhe të pyesim pse njerëzit duan të identifikohen me Ratko Mlladiqin, aq shumë sa janë në gjendje ta mbrojnë muralin dedikuar atij”, tha ajo.

Zyrtarja e OKB-së dhe se problem thelbësor vazhdon të jetë vullneti i politikanëve për të toleruar mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

“Është e nevojshme që të merremi me narrativë të tillë nga e kaluara, të luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit. Problemi kryesor është pikërisht ky: mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës”, tha Nderitu për Radion Evropa e Lirë./REL

Etiketa: gjenocidokb

Lajme të lidhura

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
Botë

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

15:29 - 03/06/26
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës
Botë

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

14:46 - 03/06/26
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Aktualitet

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26
Para
Çfarë ndodhi?  Xhensila Pere habit me deklaratën për Noizyn: Atij s’do ja hidhja sytë

Çfarë ndodhi? Xhensila Pere habit me deklaratën për Noizyn: Atij s'do ja hidhja sytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë
Breaking Views

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

19:26 - 03/06/26

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Lexo më shumë
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

19:19 - 03/06/26
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria

19:09 - 03/06/26
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja

16:30 - 03/06/26
The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

15:29 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetporno izleJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş