GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Përpara me Ramën do të thotë drejt shkatërrimit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Përpara me Ramën do të thotë drejt shkatërrimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gramshi, Sali Berisha tha se qeverisja socialiste kërkon që të zhbëjë familjen dhe gjininë, duke shtuar se po flitet për prindi 1 dhe 2.

Ai theksoi se ata e bëjnë këtë sepse duke deporsenalizuar, krijojnë njeriu pa personalitet dhe se me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore.

Berisha: Në shekuj e mijëvjeçarë ne na ka mbajtur familja. Pa diskutim, ajo ka qenë streha, votra e cila ka garantuar jetesën dhe mbijetesën tonë. Çfarë duan të bëjnë këta. Këta duan të shembin familjen dhe gjininë. Po, po. Këta po fusin në shkolla dhe kopshte, e kanë filluar në Tiranë gjerësisht, prindi 1 dhe prindi 2. Këta fillojnë dhe i pyesin fëmijët nëpër kopshte, çfarë gjinie preferon. Këta ecin me një platformë të degradimit të familjes shqiptare. Të degradimit të plotë të shoqërisë shqiptare. A ka normë morale që e pranon këtë në Shqipëri.

E pranon, e pranojnë ata. Pse e bëjnë këtë ata? Ata e bëjnë këtë sepse duke deporsenalizuar, se natyrisht nëna ka shenjtërinë e saj, babai ka autoritetin e tij, natyrisht gjinia është ndarë që nga Eva dhe Adami, etj., me radhë. Por duke i fshirë këta, krijojnë njeriun e pa personalitet. Njeriun që nuk di se kush është.  A mund të vazhdojmë ne kështu, a duhet të ndalojmë ne këtë agresion të tmerrshëm që bëhet ndaj familjes dhe vlerave të saj. Përpara me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore. Ndaj dhe në 14 maj, votojmë ndryshimin, ndryshimi është në duart tuaja dhe ne jemi të sigurt se së bashku fitojmë.

Të marrim pak një moment, po të hidhni një sy ju tenderave, tenderat i fitojnë vetëm familjarët, të afërmit e qeveritarëve dhe zyrtarëve. Por kush e jep shembullin? Vetë Edi Rama. Baxhaku i Edi Ramës është kampion në fitimin e tenderave. Thjeshtra kampione në fitimin e tenderave e me radhë. Shkojmë tek Erion Veliaj, vëllai i tij fiton tenderin për ti bërë dasmën në kalanë e Gjirokastrës. A mund të ndodhin këto? Por kjo është e vërteta. Pa le pastaj kur ecin pa tendera fare. Por nuk vjedhin vetëm me tendera. Këta vjedhin me çmime. Vendosën borde, bordet rritën çmimet. Kanë fituar vetëm nga rritja e çmimeve 520 milionë euro.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s
Aktualitet

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

14:44 - 23/10/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:25 - 23/10/26
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Aktualitet

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Para
Kina e Rusia rreziqe për sigurinë kombëtare sipas AIVD

Kina e Rusia rreziqe për sigurinë kombëtare sipas AIVD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s
Aktualitet

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

14:44 - 23/10/26

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë më herët sot nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:25 - 23/10/26
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com